E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy aksidente në një aks të Korcës, vdesin 3 persona

Dy aksidente në aksin Qafë Plloc-Korcë kanë shënuar 3 viktima. Në një prej aksidenteve humbën jetën 2 persona dhe u plagos një, kurse në tjetrin vdiq një shtetase dhe u plagosën 2 të tjerë 

TIRANE-Dy aksidente të renda janë shënuar në aksin Qafë Plloc-Korcë në afërsi të fshatit Lumalas. Policia rrugore konfirmon se kanë humbur jeten 2 persona dhe është plagosur rëndë një tjetër. Aksidenti me pasoje vdekjen e dy personave ka ndodhur pas perplasjes se nje automjeti tip benz me njeren nga fadromat qe po punojne per ndertimin e rruges nacionale qe lidh Korcen me te gjitha rrethet e tjera te vendit. Kjo rrugë sherben edhe si urë lidhese me Greqine. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjetit tip benz dhe mungesa e dritave të pasme të fadromës që punonte në rrugë. Aksidenti ndodhi në afërsi te fshatit Lumalas, ndërsa mësohet se viktima kane mbetur dy pasagjerat e benzit, kunatat Aishe dhe Tefta Xhemollari. Ndersa drejtuesi i mjetit tip benz me targa Korce 4643 B, Ymërli Muçollari, banues në fshatin Novoselë të Korçës eshte shtruar ne gjendje te rende ne spitalin e Korces. Mësohet se shoferi është I afërm I viktimave. Policia e Korçës preu sot një urdhër ndalimi për Mucollarin, pasi dyshon se ai është shkaktari kryesor i vdekjes së dy grave.
Ndërkohë në mesnatë është shkaktuar në të njëjtin aks rrugor një tjetër aksident me pasojë vdekjen pranë fshatit Ciflig. Drejtuesi i mjetit 30 vjecari Andrea Maliqi i cili udhëtonte me një benz me targa Korce ka humbur drejtimin e mjetit, dhe për pasojë një 27 vjecare ka humbur jetën, ndërsa dy personat e tjerë që ishin bashkë me të makinë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Autostrada ne ndertim eshte bere shpesh burim i aksidenteve per shkak te mungeses se sinjalistikes rrugore vecanerisht ne erresire.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›