Brovina: Qyteti Studenti gati për konviktorët
Procesi i regjistrimit të studentëve në Qytezën që mban emrin e tyre ka qenë brenda rregullave. Drejtori i saj, Brovina, shprehet i kënaqur me ecurinë e procesit, ndërsa vetë studentet kërkojnë më tepër.
TIRANE- Në ditën e parë të vitit të ri akademik i tej mbushur me studentë ka qenë edhe Qyteti Studenti. Si rrallë herë studentët i kanë gjetur godinat e konvikteve të gatshme me kushte optimale, ndonëse jo të krahasueshme me bashkëmoshatarët e tyre që studiojnë në Universitete Evropiane. Drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina, shprehet se procesi i regjistrimit këtë vit nuk ka qenë problematik pasi vitet e dyta e të treta kanë pasur dhomën e rezervuar që me mbarimin e vitit të kaluar akademik.
E veçanta e këtij vitit sipas drejtorit Brovina, është se rreth 300 vende në Qytetin Studenti po mbahen bosh për të pritur studentët të cilët do të fitojnë të drejtën për të vazhduar masterin 2 vjeçar, Brovina thotë se këtë vit janë regjistruar në konvikte edhe studentë të cilët studiojnë në Universitete private të vendit. Krahasuar me vitet e kaluara, sipas studentëve, këtë vit kushtet janë më të mira, por jo në ato nivele ku sistemi arsimor shqiptare kërkon të shkojë. (a.r/news24/balkanweb)