E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, “A.Moisiu” binjakëzohet me universitetin gjerman

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës tashmë do të kenë mundësi të studiojnë edhe në Gjermani, dhe anasjelltas. Kjo falë një marrëveshje të nënshkruar sot. 

DURRËS - Studentët e degës 2-vjeçare për Specialist rrjetesh Kompjuterike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit do të kenë mundësi të ndjekin studimet për 1 vit në universitetin gjerman të “Landshut” në Bajern. Marrëveshja është nënshkruar në Durrës ku përveç rektorëve dhe zëvendësve të universiteteve respektive ka qenë i pranishëm dhe ambasadori gjerman në Shqipëri si dhe zëvendëskryeministri Genc Pollo. Sipas Agim Kukelit, rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” studentët do të ndjekin nga një deri në tre simestre në Gjermani dhe të njëjtën gjë do bëjnë dhe studentët gjermanë që do vijnë në Durrës.
Deri tani në Durrës janë diplomuar vetëm 2 studentë në degën specialist i rrjeteve kompjuterike, ndërsa kërkesat e larta të universitetit pritet të filtrojnë dhe studentët e tjerë që nuk janë diplomuar në kohë. Viti i dytë akademik për këtë degë ka 100 studentë ndërsa në vit të parë priten 150 regjistrime. Shkëmbimi i studentëve pritet të nisë gjatë semestrit të dytë për vitin akademik që starton pas disa ditësh. Për ambasadorin gjerman marrëveshja është një start i mirë për strategjinë e qeverisë së tij që për vitin 2009 synon mbështetjen e nismave të bashkëpunimit në sektorin shumë të rëndësishëm të shkencës.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›