SHBA/ Obama e vlerëson punën e tij me notën 8
Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë një vetëvlerësim të punës së tij, në 11 muajt e parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Obama e ka vlerësuar veten me notën 8, apo B+, sipas sistemit shkollor amerikan. Duke folur për ecurinë e mandatit të tij në një intervistë për mbretëreshën e 'talk shoë-ve' Oprah Uinfrei, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka pranuar që ka akoma shumë punë për të bërë, por sipas tij, puna e bërë deri më tani meriton një 8 të mirë. Për të shpjeguar se përse nuk meriton notën 10, Obama ka nënvizuar se administrate e tij ka trashëguar një kohë me shumë sfida, pothuajse si në kohët e Frenklin Delano Ruzvelt. "Stabilizimi i ekonomisë, përgatitja e rrugës për tërheqjen e plotë nga Iraku, kanë ngritur imazhin ndërkombëtar të Amerikës, e ka bërë të fitojë pikë, por puna nuk ka mbaruar ende", ka deklaruar Obama.
"Mbeten akoma shumë gjëra për t'u bërë. Reforma në shëndetësi nuk është aprovuar ende dhe kur të jetë mirautuar, atëherë do të meritoj një 10 të mirë e të fortë", është shprehur shefi i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë që në një tjetër intervistë, këtë herë për emisionin "60 Minutes" të CBS-së, Obama ka shpjeguar se vendimi i tij më i vështirë gjatë kohës së deritanishme si president i vendit, ka qenë ai i dërgimit të 30 mijë ushtarëve shtesë në Afganistan. Ai ka theksuar se do të duhet plot një vit kohë, për t'u kuptuar nëse strategjia në Afganistan do të funksionojë me të vërtetë.