Licht: Beogradi, i kënaqur me mesazhin
Sonja Licht, është një figurë e njohur në qarqet politike dhe intelektuale të Beogradit. Aktualisht, drejtore e organizatës joqeveritare ‘Fondi i Beogradit për Ekselencë Politike‘, ajo është dhe këshilltare pranë ministrit të Jashtëm të Serbisë. Gjatë një interviste për BBC, ajo tha se Beogradi është i kënaqur me mesazhin e marrë.
Sa e rëndësishme ishte vizita e zv.presidentit amerikan për Beogradin zyrtar?
Do të thosha se rëndësia e vizitës së tij në Ballkan fillimisht, në Bosnjë, Beograd dhe Prishtinë, është se ne u siguruam se Amerika do të vazhdojë ta mbajë Ballkanin në axhendën e saj. Sigurisht, nuk do të jetë përparësia kryesore, por as nuk do të harrohet.
Tani për mesazhin e z. Bajden që tha të thellojmë bashkëpunimin. Si e lexoni ju atë?
Duhet ta them se unë jam shumë e kënaqur që të dy palët e kuptuan se nëse ka vullnet, rruga gjendet dhe se asnjëra palë nuk do të këmbëngulë me politikën e një çështje të vetme, që do të thotë, me Kosovën, me statusin e Kosovës.
Përkundrazi, nga ajo që dëgjuam duket se palët folën për një seri fushash të ndryshme të (bashkëpunimit), që nga fusha e sigurisë, shkollimi dhe hulumtimet shkencore...
Mesazhi është i qartë, që edhe pse ne ramë dakord të mos biem dakord, do të ketë një rrugë dhe do të ketë vullnet për të gjetur tema të reja për dialog.
A do të thoshit ju se Beogradi është i kënaqur me mesazhin e z. Bajden se njohja e Kosovës nga Beogradi nuk është kusht për marrëdhënie më të mira?
Mendoj se po, sepse do të doja të shtoja se kjo qeveri, që nga dita e parë në pushtet, i ka thënë elektoratit të saj se dhe gjithë të tjerëve se ky nuk është kusht, as për integrimin evropian, as për gjetjen e gjuhës së përbashkët me komunitetin ndërkombëtar dhe kjo atëherë u prit me mosbesim të madh nga opozita. Po, mendoj se Beogradi zyrtar është shumë i kënaqur që z. Bajden e tha një gjë të tillë.
A shënon kjo vizitë nisjen e një periudhe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve pas një marrëdhënieje të hidhur që ka zgjatur mbi dy dhjetëvjeçarë?
Para së gjithash, nëse ju bini dakord, unë nuk do të bija dakord me këtë. Unë nuk mendoj se marrëdhëniet gjatë këtyre viteve kanë qenë vetëm të hidhura. Diplomacia ka vazhduar në nivel individësh, do të doja vetëm t‘ju kujtoja se p.sh. opozita demokratike ka patur komunikim shumë intensiv me Uashingtonin në vitet ‘90, kështu që nuk është kaq bardhezi edhe nuk ka qenë kështu gjatë 20 vjetëve e fundit. Por do të thosha se po, ekziston një shans shumë pozitiv për të hapur një faqe të re, shumë më të plotë, me më shumë substancë, në bashkëpunim, por duhet të presim.
Kjo është një mundësi dhe do ta shohim se sa do të jenë në gjendje të dy palët që këtë mundësi, ta përdorim në të mirë, para së gjithash, shpresoj unë, të gjithë rajonit tonë.
Zoti Bajden i kërkoi Beogradit, mes të tjerave që të ishte më bashkëpunues me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, për të mirën jo vetëm të serbëve të atjeshëm. A mendoni ju se pas kësaj Beogradi do ta ndryshojë politikën aktuale që ndjek në këtë drejtim?
Mendoj se ai, sikurse e tha më parë dhe në Sarajevë, se do të këmbëngulte dhe në Beograd dhe në Prishtinë, që të gjitha palët në një farë mase, të ndryshojnë qëndrimin e tyre, të bëhen më fleksibël dhe të përpiqen që të arrijnë çfarëdo që është e mundur për të ndihmuar para së gjithash popullin e thjeshtë për të bërë një jetë më të sigurt dhe më të mirë, sigurisht dhe në Kosovë, duke përfshirë këtu dhe serbët e Kosovës.
Me sa kuptova unë, ajo që z. Bajden tha në konferencën për shtyp, ishte një mesazh që, edhe pse Serbia nuk do ta njohë Kosovën, hapësira ekziston. Ai dhe z. Tadiç në bisedën e tyre të gjatë, theksuan se ekziston hapësira për t‘i trajtuar çështjet më mirë në nivelin teknik. Mendoj se do të ketë inisiativa për një lloj bashkëpunimi
Me Prishtinën?
Me Prishtinën. Mendoj, ndoshta duke i inkurajuar serbët e Kosovës që të përfshihen në disa procese, në thelb, për ta bërë jetën e tyre atje më të durueshme nga ç‘është tani.
Sipas mendimit tuaj, a mund të ndodhë që Beogradi të vendosë të ndërpresë financimin për institucionet paralele të serbëve të Kosovës, gjë kjo që kërkohet jo vetëm nga Prishtina, por dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë atje?
Jo. Nuk mendoj se do ta shohim ndërprerje të financimit dhe të mbështetjes për serbët në Kosovë dhe për institucionet paralele. Më lejoni t‘ju kujtoj një gjë. Ju e mbani mend fare mirë në vitet ‘90 kur popullata shqiptare ndihej se nuk pranohej nga pjesa tjetër, ajo krijoi institucionet e veta paralele.
Për sa kohë serbët dhe jo-shqiptarët e tjerë nuk do ta ndiejnë se pranohen nga pjesa tjetër, jam e sigurt se një lloj institucionesh paralele, do të mbeten.