E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy artistë izraelitë në Akademinë e Arteve

Një duo artistësh izraelitë do të ngjiten sot në mbrëmje, ora 20.30 në skenën e Akademisë së Arteve. Duoja e pianistëve Tami Kanazawa dhe Yuval Admony kanë zgjedhur të interpretojnë vepra nga kompozitorët e njohur si: Ravel, Liszt, Lutoslawsky, Bach, Haim Alexander, Mendelssohn, Schubert. Pas Tiranës, nesër do të udhëtojnë drejt Fierit, për të mbajtur një tjetër koncert në teatrin "Bylis" të këtij qyteti. Tami Kanazawa dhe Yuval Admony janë fituesit e çmimit të parë të disa konkurseve ndërkombëtare për piano. Të ndjekur nga kritika e muzikës, duoja Kanazawa- Admony ka dhënë shfaqje në skena të vendeve të ndryshme, si dhe ka performuar në emisione të ndryshme radiofonike dhe televizive në Ukrainë, Poloni, Hungari, Çeki, Bullgari, Gjermani, Zvicër,

Itali, Kanada, USA, Qipro, Izrael, Kore dhe Japoni. Carnegie Hall në Nju Jork, Argjentina Theatre në Romë, Casals Hall

në Tokio, National Radio Hall në Varshavë, Congress Hall në Budapest, Royal Gardens të Pragës etj., janë disa nga skenat prestigjioze ku ata janë ngjitur për të interpretuar. Artistët kanë qenë të ftuar edhe në një sërë festivalesh të muzikës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›