E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet sot çmimi "Lumo Skëndo"

Në një ceremoni që do mbahet sot në orën 10.00 në Bibliotekën Kombëtare, ministri i Kulturës, Ardjan Turku, do të ndajë çmimin kombëtar të bibliofilisë "Lumo Skëndo". Është i treti vit që ndahet ky çmim, i cili që në fillim i është kushtuar botimit më të mirë përgjatë një viti. Një juri e përbërë nga njerëz të letrave shqyrton veprat e botuara, për të zgjedhur atë më cilësoren. Vjet ishte shtëpia botuese "Onufri" që e mori këtë vlerësim për botimin e kolanës së veprave të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga dy edicionet e tjera, këtë vit ceremonia e çmimit nuk u organizua në datën 23 prill, ditën e festës botërore të librit. Ky çmim u vendos të ndahej në kohën kur ministër i Kulturës ishte Bujar Leskaj, ndërsa edicioni i parë u mbajt në Muzeun Kombëtar në sallën që në kohën e drejtorit Beqir Meta u përurua si biblioteka "Lumo Skëndo", sot thuajse jo funksionale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›