Bill Klinton: Ja si do ta shpëtoj Haitin
Koka e tij e bardhë dallohet qartë në fotot sipër Detit të Zi, që duken sikur i kërkon Zotit të shpresës të rikthehet nga deti dhe të premtojë se do t‘i shpëtojë këta njerëz. Në rimishërimin e tij të tretë, 63-vjeçari, ish-guvernator, ish-president dhe tani ambasador, William Jefferson Clinton, është bërë për llogari të Kombeve të Bashkuara mbrojtësi i Haitit, shpëtimtari i atyre dhjetë milionë njerëzve të dëshpëruar, që si President i zhgënjeu teksa mendonte t‘i shpëtonte me forcë, por që fatkeqësisht i zhyti akoma në një mjerim më të thellë. Por, premtimi i atyre flokëve të bardhë në Detin e zi është më i fortë se kujtimi për ata që nuk kanë gjë tjetër se ku të shpresojnë. Për "Bubba"-n, për ish-presidentin që njerëzit e tij të ngushtë e thërrasin kështu, me ardhjen në pushtet të Obamës dhe detyrës së bashkëshortes në rolin e Sekretares së Shtetit, ishte folur shumë për detyra solemne, madje edhe për rolin si ambasador i Kombeve të Bashkuara. Në çdo mision mund ta përdorte karizmin e tij dhe ta mbante larg tundimeve publike e private të Uashingtonit dhe të bashkëshortes. Detyra e ambasadorit special të OKB-së në Haiti është sigurisht një punë e vogël për këdo që kishte dalë nga Shtëpia e Bardhë me vlerësimin më të lartë të regjistruar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore (66%, dyfishi i pasardhësit të tij, Bush) e që kishte luftuar shumë për të zgjedhur presidente gruan e tij, Hilarin, gjë që do e shndërronte në Zotin e Parë në shtëpinë e triumfeve dhe mëkateve. Por, nëse pranoi ofertën e Ban Ki Munit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, kjo sepse ai mbetet Klintoni, njeriu i ringjalljes, që dëshiron të përpiqet të shërojë atë plagë të njerëzimit, të quajtur Haiti. Plagë që ai vetë e kishte infektuar më tej e që bashkë me Somalinë mbetet njolla më e keqe e biografisë së tij. Nuk ka asgjë për të fituar, sigurisht jo para, duke qenë se nuk ka shumë nevojë për to, por thjesht kërkon të vendosë në vend reputacionin dhe premtimin e pambajtur. Në fazën e jetës, kur bilancet përfundimtare kanë më shumë rëndësi se bilancet paraprake, "Bubba", me flokët e tij të bardhë, e di mirë se ndërhyrja ushtarake në këtë ishull të vogël, që mban rekordin për sa i përket varfërisë në hemisferën perëndimore, ishte një katastrofë. Përpjekja e tij për të ndryshuar regjimin në Port-au-Prince me mjete të presionit diplomatik dhe pastaj ushtarak, solli në pushtet ish-priftin e dashur, Bettrand Aristide, që në vend të demokracisë që premtoi, hapi një tjetër kapitull tmerresh, të denja për vitet e "dinastisë" Dulavier, diktatorët që vendosën ligjin e "Tonton Macoute" dhe të thikave. Pas rënies së regjimit të shkurtër të Aristides nga një grusht ushtarak, kishte preferuar atë që haitianët e kishin pagëzuar me emrin "Pere lebroun", ku gamat e makinave të futura në benzinë viheshin rreth qafës së viktimave dhe më pas u vihej flaka. Janë këto imazhe të cilat bënë që mijëra haitianë të arratisen nga ishulli i vogël drejt ShBA-ve. Sot ka më shumë se 30 mijë emigrantë të vendosur në Florida që nga viti 2004 pas uraganit "Jennie", që mori jetën e 3 mijë personave. Fillimisht në Somali, pastaj në Haiti vitin pasardhës, e katër vjet më vonë në ish-Jugosllavi, politika e ndërhyrjes ushtarako-humanitare njohu sukseset e saj të pakta, por edhe disfatat. Haiti është kombi i parë i pavarur post-kolonial i Karaibeve dhe ideja që Bill të bëhej ambasador i OKB-së aty ka qenë e vetë Hilarit, që kishte vizituar personalisht ishullin ku akoma gjenden rreth 500 ushtarë amerikanë. Për të, shpëtimi i Haitit nga varfëria e tejskajshme dhe dhuna do të ishte dhurata më e mirë për Presidentin Barak Obama.
Ishulli
Haiti është vendi më i varfër i hemisferës perëndimore, i zhytur në çrregullime e mjerim, që ka qenë nën sundimin amerikan nga viti 1915 deri më 1934. Nga viti 1957 e deri më 1986, Haiti drejtohej nga diktatura. Në këtë periudhë, vendi u qeveris nga ati Duvalier e pastaj nga djali i tij, Jean-Claude Duvalier. Ata krijuan monopol dhe aleanca në të gjithë sektorët, duke fituar miliarda nga ekonomia e Haitit. Duvalier krijoi regjim diktatorial si çdo shtet tjetër afër tij. Si në diktaturat e tjera, ata argëtoheshin në luks pa limit, ndërsa masa jetonte në mjerim të madh. Nën pretekstin e çrregullimeve që mbizotëruan në vend nën sundimin e Duvalierëve, SHBA-të vunë në skenë krimin e organizuar në vitin 1994. Ky vend i vogël është një shembull tjetër tipik i pasojave të mungesës së besimit në shoqëri, dhunës, konflikteve dhe çrregullimeve. Treguesit ekonomikë dhe socialë tregojnë se si Haiti, duke nisur që nga vitet ‘80-të, ka akumuluar një ndryshim të madh në krahasim me vendet e tjera në zhvillim. Shumica e popullsisë aty jeton me 2.25 dollarë në ditë. Aktualisht, Haiti renditet në vendin e 153-të, nga 177 vendet e klasifikuara në bazë të treguesit të zhvillimit njerëzor. Rreth 80 për qind e popullsisë jeton në varfëri absolute, duke e renditur këtë vend si të parafundit në botë, sepse ai i përket varfërisë. Rreth 70 për qind e haitianëve merren me bujqësi dhe në dhjetëvjeçarin e fundit njihet një rritje e vogël e vendeve të punës. Një tjetër pengesë për zhvillimin ekonomik ka qenë edhe dhuna, që për 20 vjet ka trazuar jetën politike dhe sociale në vend. Sipas një raporti të vitit 2006 të Kombeve të Bashkuara, me rreth 50 për qind të grave në qytetin më të varfër të vendit, ku thuajse të gjithë jetojnë nëpër baraka, është abuzuar seksualisht. Nuk është për t‘u çuditur që përdhunimi vetëm katër vjet më parë u cilësua si krim. Organizatat joqeveritare tregojnë se ky problem asnjëherë nuk është marrë seriozisht, sepse shumë autoritete haitiane, përfshi këtu oficerë policie, apo pjesëtarë të sistemit gjyqësor, e konsideronin abuzimin seksual si krim vetëm nëse viktima ishte e virgjër. Për më tepër, nëse bashkëshorti zbulon se gruaja e tradhton në shtëpinë e tij, sipas ligjit ai mund ta vrasë atë dhe të falet, ndërsa nuk ndodh e njëjta gjë me gratë në të njëjtat rrethana.