Korrupsioni, debate në Kuvend
Korrupsioni ka qenë një ndër pikat kryesore të debatuara dje në seancën parlamentare. Deputetët e opozitës sollën si argument një nga sondazhet më të fundit të organizuar nga "Gallup", i cili e rendit vendin tonë ndër të fundit për nivelin e korrupsionit, duke theksuar se Shqipëria nuk po bën hapa para, por mbrapa. Kurse deputetët e mazhorancës e kundërshtuan një gjë të tillë, duke theksuar se opozita nuk mund të flasë për korrupsion kur vetë kryetari i saj Rama është i zhytur në të. Deputeti Dajçi solli si argument pushtetin vendor, i cili në pjesën më të madhe drejtohet nga opozita. Ky pretendim u hodh poshtë nga deputetët e PS-së, Balla dhe Bello. Deputeti Balla u shpreh se paratë e shqiptarëve po i ha korrupsioni. Sipas "Gallup", tha ai, shqiptarët paguajnë korrupsion në nivelin 32%, shumë herë më shumë se niveli i korrupsionit në Kosovë, Kroaci, Serbi, Bosnjë etj.