Liderët botërorë kujtojnë Thatcherin
LONDER- Liderë të shumtë botërorë kanë kujtuar ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher, e cila ka ndërruar jetë të hënën në moshën 87-vjeçare.
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “kemi humbur një udhëheqëse të madhe, një kryeministre të madhe dhe një britanike të madhe”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Amerika “ka humbur një mike të vërtetë, ndërsa bota një kampione të lirisë”.
Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, e ka përshkruar Thatcherin si “politikane të shkëlqyeshme dhe individ të ndritur”.
“Ajo do të mbetet në kujtesën dhe historinë tonë”, ka thënë Gorbachev.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, e ka quajtur Thatcherin po ashtu një “udhëheqëse të shkëlqyer”.
Thatcher ka ndërruar jetë nga sulmi në tru. Ajo ka shërbyer si kryeministre e Britanisë nga viti 1979 deri më 1980.
(m.a/rel/BalkanWeb)