E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiroli i Jugut blen pavarësinë nga Italia?

“15 miliardë euro për pavarësi” është slogani i përmbledhur i ofertës, të cilën SVP, parti kjo në pushtet në rajonin me shumicë austriake të Tirolit të Jugut, pas Kongresit të partisë, i cili është paraparë të zhvillohet më 24 mars, do t’ia dërgojë qeverisë së kryeministrit të Italisë, Mario Monti.

Në të gjitha nivelet e partisë në pushtet në Tirolin e Jugut, krahinë kjo me popullatë shumicë austriake në Itali, SVP, po shqyrtohen mundësinë për të blerë autonominë gjithëpërfshirëse të rajonit nga Italia.

Pas pagesës, Bolzano, kryeqyteti i Tirolit të Jugut, do të merrte përsipër të gjitha funksionet e brendshme në krahinë, ndërsa Roma zyrtare do të kujdesej edhe më tutje për kryesimin e politikës monetare, asaj të jashtme dhe të mbrojtjes.

“15 miliardë euro për pavarësi” është slogani i përmbledhur i ofertës, të cilën SVP pas Kongresit të partisë, i cili është paraparë të zhvillohet më 24 mars, do t’ia dërgojë qeverisë së kryeministrit të Italisë, Mario Monti.

Në qarqet austriake vlerësohet se mospajtimet financiare nuk guxojnë të paraqesin arsyetim për shkëputje. Ky qëndrim u konfirmuan në takimin mes kryesuesit të Tirolit të Jugut, Luis Durnvalderit dhe presidentit të ustrisë, Heinz Fischer.

Si shkak për qëndrimin e përmbajtur të Austrisë përmenden dy arsye: Së pari, Vjena frikësohet se Bolzano do të mbetej pa subvencionet e Romës do të binte mbi supet e Austrisë. Së dyti: ekzistoni frika se virusi i Tirolit të Jugut mund të kaplonte edhe Tirolin në Austri, me ç’rast banorët e këtij rajoni do të mund të kërkonin nga ana e tyre autonomi nga Vjena.

Oferta e SVP-së bazon në llogarinë e Romës për nivelin e borxhit për kokë banori: borxhi i një italiani mesatar kap shumën prej 30 mijë euro, prandaj Tiroli i Jugut, i cili ka 1.5 milionë banorë, për të blerë pavarësinë do të duhej të paguante 15 miliardë euro.

Çmimi i autonomisë gjithëpërfshirëse mbështetët në propozimin e Tomas Vidmanit, ministrit krahinor të Ekonomisë dhe nënkryetarit të SVP-së. Vidman konsiderohet si pasardhës i Luis Durnvalderit, është përfaqësues i krahut radikal të djathtë të partisë dhe mbështetët shkëputjen e Tirolit të Jugut nga Italia.

Në prag të përvjetorit të “pushtimit nga ana e Romës”, në tetor të vitit të kaluar, Vidman propozoi inicimin e mekanizmave për shkëputje paqësore. (Tiroli i Jugut, me urdhrin e forcave fitimtare u shkëput nga pjesa austriake e Tirolit, në vitin 1918 dhe ju bashkua Italisë. Bashkimi u zyrtarizua me marrëveshjen e Saint Germainit, të nënshkruar në nëntor të vitit 1919, si dhuratë për Italinë, për shkak se gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi në anën e forcave të Antantës).

Javën e kaluar, duke pasur parasysh krizën ekonomike dhe të borxheve, në të cilën është zhytur Italia, Vidmani e përsëriti kërkesën dhe nxiti një shpërthim të ri të ndjenjave nacionaliste.

Vidman me këtë rast përmendi mospërmbushjen e obligimeve, të cilat Roma i ka marrë përsipër, me marrëveshjen e Milanos, të nënshkruar në vitin 2009. Pjesëtarët e qeverisë në Romë dhe ata krahinor arritën marrëveshjen që Tiroli i Jugut të financoi në mënyrë të pavarur sistemin e arsimit dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës. Në ndërkohë, Roma shtoi detyrimet ndaj Tirolit të Jugut, duke e detyruar krahinën që të marrë përsipër financimin e sistemit krahinor të postës.

“Çfarë na mbetet tjetër, përveç se me ndihmën e miqve dashamirës në këtë dhe anën tjetër të Alpeve të ndahemi nga njerka, e cila po ja merr bukën fëmijëve të saj?”, pyeti Vidman. Por ndihma e përmendur miqësore, nga veriu separatist i Italisë dhe nga qeveria në Vjenë, po kushtëzohet natyrisht nga aspekti financiar.

Ithtarët e Padanisë, shtetit i cili do të krijohej pas shkëputjes së rajoneve veriore të Italisë, theksojnë se pavarësimi i Tirolit të Jugut do të shkarkonte buxhetin shtetëror. Tiroli i Jugut mban për vete 90 për qind të tatimeve që arkëton.

Si rajoni i vetëm prej pesë rajoneve autonome të Italisë, Tiroli i Jugut merr më tepër nga arka shtetërore, se sa që kontribuon për të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›