E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Heqja e taksave per biznesin e vogel demagogji e Rames

Heqja e taksave për biznesin e vogël shihet nga tregtarët e këtij biznesi në kryeqytet, si demagogji e kryesocialistit Rama.
Deputetët e djathtë janë ndalur në Sauk për t’u njohur me mendimet e tregtarëve në këtë zonë jo vetëm për alternativat elektorale të partisë socialiste por dhe me shqetësimet që meritojnë vëmendjen e pushtetit qendror e atij lokal.
Administrata e bashkisë së re të Tiranës ka hequr dhe përgjysmuar në vitin e parë të punës së saj, 60 taksa dhe tarifa vendore, vendim I cili është miratuar vetëm me votat e mazhorancës në këshillin bashkiak të kryeqytetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›