E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet për kromin, PS kërkon interpelancë me Berishën

“Kryeministri Berisha është thirrur në interpelancë nga deputetët socialistë për të dhënë shpjegime lidhur me "zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjes koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë; mbi shfrytëzimin e burimeve minerare në tërësi; akuzat publike për shkelje të ligjit dhe kontrabandës së kromit; shfrytëzimit abuziv të pasurisë minerare dhe rrezikshmërisë së lartë që kjo situatë paraqet për jetën e minatorëve të zonës dhe të banorëve në zonat e implikuara, si dhe për të ardhmen e vendit", thuhet në kërkesën e PS-së.

Letra është nënshkruar nga gjashtë deputetë socialistë, përkatësisht Saimir Tahiri, Eduard Shalsi, Dashamir Peza, Anduel Xhindi, Artan Gaçi, Bashkim Fino, si dhe Blendi Klosi. /Start/

                                                                                             2012-05-07 13:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›