Monti pret Berishën: Ju mbështesim për integrimin

Intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ishin temat kryesore ku diskutuan dy krerët e qeverise. Monti tha se Italia mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE. “Është e nevojshme që Shqipëria të vazhdojë me reformat që të anëtarësohet në BE, keni mbështetjen më të fortë të Italisë në këtë drejtim”, tha ai.
Berisha nga ana tjetër siguroi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të krijuar lehtësira për biznesin italian. "Ne kremtojmë këtë vit 100-vjetorin e pavarësisë së vendit dhe ishte kënaqësi e madhe që një mik të shquar e kam takuar në vitin 1996, komisioner në KE, e takoj sot kryeministër dhe e ftoj të vizitojë vendin e tim", tha Berisha. “Mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e vështirë dhe të suksesshme. Kjo ndihmë ka pasur një rëndësi jetike.Mirënjohje të thellë kombit italian, sepse që nga Mesjeta deri në ditët e sotme shqiptarët janë nisur drejt këtij vendi për një jetë më të mirë”, vijoi kryeministri ynë.
Më herët kryeministri është takuar me presidentin italian Giorgio Napolitano. Ai do të takohet edhe me Gianfranco Finin, kreun e Parlamentit italian. Gjatë vizitës, Kryeministri do t’i drejtohet me një fjalë Forumit Ekonomik "Shqipëria në Evropë, mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik dhe industrial për sipërmarrjet italiane", që zhvillohet në selinë e Confindustria-s, me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare. /Start/
2012-05-07 13:20