E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vonoi, por nuk harroi

Kete sezon veror u perseriten shume histori dhe ngjarje qe ndodhin zakonisht gjate pushimeve. Mungesa e ujit dhe e dritave, papastertia e plazheve, trafiku i mbingarkuar edhe per shkak te ardhjes se emigranteve, tensioni politik, etj. Deri vone, vetem nje ritual i cdo vere po menonte te nxirrte krye. Por nuk shkoi gjate, dhe ja ku u shfaq.

Nuk ka se si qe vapes dhe shume mungesave te mos i bashkohet edhe dosja e shokut Enver, shokut Ramiz, apo disa shokeve te tjere.

Historite me te merzitshme, pa asnje kolor, me nje fund qe dihet, me te njejtin fund ne fakt, po rivijne edhe nje here ne publik nepermes disa gazetave. Ato serviren si zbulime te reja, nje menyre per te justifikuar publikimin, gje qe te ben te mendosh se thelle thelle keto media ndjejne nje shqetesim ne ndergjegje, vecse ne fund te dites, aty nuk ka asnje zbulim.

Serish, del ne pah vendosmeria dhe zgjuarsia e shokut Enver, dinakeria e pasardhesit te tij Ramiz, se si ai sistem paska qene gjithe kohes i rrezikuar nga armiq te ndryshem, por qe gjithnje arriti te mbijetoje.

Me nje fjale, antidoti i frymezimit, dosje dhe materiale banale. Nese gazetat kesisoj po rrisin, ose po mbajne tirazhet, atehere nuk mund ti gjykosh ato.
Reagimi duhej te vinte nga lexuesi. Normalisht ai duhej te refuzonte kete lloj produkti. Ashtu sic nuk blihet nje mall i vjeter, ose i prishur ne treg, ashtu
duhej te ishte edhe rezistenca ndaj historive te bllokut.

Por edhe nese lexuesit duan ende kesi dokrrash, gazetat vete duhet te vendosin nje dite qe te thone stop. Ato e kane per detyre edhe te jene lidership, pra ta udheheqin ne nje fare menyre lexuesin drejt temave qe duhet, drejt fillit te arsyeshem te zhvillimeve.

A ka sens pershembull qe ne kete kohe te kesaj krize te tmerrshme energjetike, te mungeses se ujit, dhe te perhapjes se zjarreve, gazetat e rendesishme te vendit
te zene faqet e para me foto dhe tekste per ish-byroistet.

Cdo dite, nje histori personale e nje shqiptari qe afektohet nga keto rrethana fatkeqe, do te ishte me interesante dhe me e dobishme se sa ky soj dossieri.
Shumekush do te mendonte kesisoj.
Atehere pse ndodh, pse ringjallet ish-sistemi me I eger dhe me i turpshem i gjithe lindjes?

Ne rastin me te mire na mbetet te besojme tek gara e gazetave per tirazhe. Ne rastin me te keq, ish-formacioni politik, ka ende hapesire dhe asete per t'u bere prezent. Ndoshta eshte nje strategji e isheve qe te duken cdo vere. Nen çadren e plazhit, me syze dielli, cigare, birre, ose pije freskuese, dhe me nje histori konspiracioni nga koha e xhaxhit Enver.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›