E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e rajonit refuzojnë ceremoninë e inaugurimit të radikalit Nikoliç

09-06-2012 / Gazeta 55

Pas refuzimit të presidentit kroat, Ivo Josipoviç, edhe Danilo Turk i Sllovenisë, Ivanov i Maqedonisë dhe Izetbegoviç i Bosnje Hercegovinës deklarojnë mosprezencën, ndërsa i vetmi që ka paralajmëruar se do marrë pjesë në ceremoni, është presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliç, të caktuar për të hënën në Beograd. Kabineti i presidentit të Maqedonisë njoftoi se Ivanov javën e ardhshme do të marrë pjesë në konferencën e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Beograd, me ç’rast pritet të ketë takimin e parë me homologun e tij serb.
Para tij, edhe kryesuesi i Presidencës treanëtarëshe të BeH-së, Bakir Izetbegoviç deklaroi se nuk do të marrë pjesë më 11 qershor në inaugurimin e presidentit serb, sepse, siç theksoi, paraqitjet e tij të para nuk i kanë dhënë optimizëm.
“Presidenti Nikoliç në periudhën e kaluar deri diku e ka ndryshuar retorikën, por me deklaratat për Srebrenicën e Vukovarin, si dhe për kombin malazez, përkujtoi anën e errët të veprimit të tij politik.
Ai në deklaratë për mediumet turke tha se BeH-ja dhe Serbia janë fqinjë, të cilët duhet të vazhdojnë të bëjnë hapa drejt rikthimit të besimit”.
Në inaugurimin e presidentit Nikoliç, siç është komunikuar më herët, nuk do të shkojë as presidenti i Sllovenisë, Danilo Türk, i cili ka thënë se nuk e ka zakon të shkojë në inaugurime të presidentëve, si dhe presidenti kroat, Ivo Josipoviq.
Ardhjen e ka paralajmëruar vetëm presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç.
Natyrisht, në inaugurim nuk do të jetë as presidentja e një shteti tjetër fqinj të Serbisë, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›