E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malstrom pret studentët: Vizat, një dhuratë për festa

 Komisionerja për Drejtësinë dhe Punët Brendshme, Cecilia Malmström, ka theksuar gjatë takimit se vizat ishin një dhuratë për festat e fundvitit.

“Edhe një herë dua t’ju përgëzoj dhe t’ju shpreh se sa e gëzuar jam që arritëm këtë ditë, madje para Krishtlindjeve. Ky është hapi i parë për të sjellë qytetarët e Shqipërisë më afër atyre evropianë dhe është gjithashtu një hap i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Është një proces ende i gjatë dhe i vështirë dhe ministri e di, por është në duart tuaja. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur. Por, sigurisht që hapat duhen bërë nga ju”, theksoi ajo.

Komisionerja shtoi se shqiptarët kanë bërë shumë përpjekje dhe shumë reforma.“Shpresoj se një ditë do t’ju mirëpresim si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian. Por, mos hezitoni që t’u kërkoni më shumë politikanëve tuaj, që ata të vazhdojnë reformat që janë shumë të rëndësishme për juve, për vendin tuaj, por gjithashtu edhe për zgjerimin”, vijoi ajo.

Nga ana e tij, Basha falënderoi komisioneren Malmström për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim. Ndërsa përfaqësuesi i presidencës belge, Melchior Watelet tha se “heqja e vizave është një provë, një konfidencë që ju është ofruar shqiptarëve”.

                                                                                             2010-12-16 16:43
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›