Rama-Topalli, sherr per leternjoftimet ne takimin e NATO-s
Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u perplas dje me kreun socialist Edi Rama, per procesin e pajisjes se shtetasve me karta identiteti. Te dy te pranishem ne konferencen e shoqates se Atlantikut te Veriut, "NATO, 60 vjet ne te mire te sigurise nderkombetare", dy kundershtaret politike dhane variante te ndryshme per pajisjen me dokumentet e reja te identitetit. Sipas kryetarit te Partise Socialiste, Rama, standardi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit eshte ne rrezik, per shkak te problemeve qe ka shperndarja e kartave me te cilat do te votojne zgjedhesit. "Ne kete situate procesi rrezikon te deshtoje. Ai po shkon drejt nje qorrsokaku, ku vendi i sapo anetaresuar ne NATO, mund te kthehet ne nje problem per te gjithe", tha Rama, duke renditur problemet qe po hasen me kartat, nga pamundesia ekonomike per t'u blere nga zgjedhesit, deri tek vonesat ne shperndarje. Menjehere, kryetarja e Kuvendit, Topalli hodhi poshte pretendimet e Rames. Sipas saj, ne nje situate te tille, lideret e partive politike duhet te jene ne 28 qershor ne dite feste dhe jo te tregojne shqetesime, pasi procesi po ecen shume mire. "Une jam shume e lumtur qe procesi i shperndarjes se kartave te identitetit po ecen shume normalisht. Une jam shume e kenaqur qe pas 18 vitesh si asnje here tjeter, ne zgjedhjet e ardhshme ne do shkojme me infrastrukturen me moderne", u shpreh Topalli. Duke ironizuar me Ramen, Topalli tha se ata qe drejtojne partite politike, nuk duhet te kene frike nga zgjedhjet, apo te kene fobi nga ato, sic ndodh me disa. "Ajo dite duhet te jete dite feste dhe une jam shume e sigurt, qe dita e zgjedhjeve do te jete dite feste", u shpreh Topalli e sigurt ne suksesin dhe realizimin e shperndarjes se plote te dokumenteve te identitetit, per te gjithe zgjedhesit ne zgjedhje. Partia Socialiste, depozitoi dy dite me pare ne Kuvend, nje projekt te posacem per kartat e zgjedhesve, po asnje nga pikat e kerkuara nuk u pranua. Mazhoranca refuzoi te pranoje qe zgjedhesit, te mund te marrin pa leke kartat e identitetit. Aq me pak, qe ata qe kane pasaporta te pezullohen paraprakisht nga pajisja me karte dhe perparesi t'u jepet vetem atyre qe nuk kane pasaporta.