"Shqiperia, per dy jave anetare e Aleances"
Shqiperia do te jene ne me pak se dy jave, anetare me te drejta te plota ne NATO. Kjo ceshtje u prek gjeresisht dje, ne 60-vjetorin e kesaj Aleance dhe konferencen e organizuar per te. "Shqiperia, ne me pak se dy jave behet anetare me te drejta te plota e kesaj Aleance te mrekullueshme, te sigurise dhe te lirise. Ne me pak se dy jave, vendi yne perjeton nje ngjarje kulmore historike per nga dimensioni e domethenia", u shpreh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas saj, me kete anetaresim, Shqiperia fshin, nje here e pergjithmone, nga memoria e saj periudha nenshtrimi ne blloqe e traktate famekeqe, periudha trusnie vetizolimi e vetasgjesimi. "Ne ishim vendi i pare postkomunist, qe kerkuam anetaresim ne kete Aleance dhe pavaresisht veshtiresive te natyrshme te tranzicionit, tok dhe trazirave te pamerituara, per asnje cast e sekonde, nuk e zbehem, nuk e braktisem, por e mbajtem te shtrenguar fort aspiraten tone per t'u rikthyer ne boten nga e cila forcerisht, djallezisht, pashpirtmerisht na kishin ndare", vijoi ajo. Kryetarja e Kuvendit theksoi se ne me pak se dy jave nga anetaresimi ne Aleancen e mrekullueshme te sigurise dhe lirise, me te drejte, ne duhet te ndihemi krenare per vullnetin politik te paepur dhe perpjekjet e forta, per te kryer reforma te guximshme, per te plotesuar kriteret e per te arritur standardet, per te ndryshuar Shqiperine e imazhin e saj. Sipas saj, Shqiperia ja doli, sepse tregoi se eshte e afte te kryeje reforma, te kete sukses, te realizoje ndryshim, te mbaje angazhime dhe te jape kontribute.