E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, aksidentohet diplomati polak, e përplasi makina teksa udhëtonte me motorr

TIRANË-Një punonjës i trupit diplomatik polak të akredituar në Tiranë ka pësuar një aksident të rëndë sot paradite.

Diplomati, emri i të cilit ende nuk dihet, ishte duke udhëtuar me motorr në zonën e Mulletit kur është përplasur nga një automjet. Diplomati është dërguar në spital nga ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Policia rrugore po heton mbi shkaqet e aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›