100 mijë ushtarë pakistanezë në kufi me Afganistanin
Sipas një raporti të shkruar nga Pentagoni, për Kongresin amerikan, , qeveria e Pakistanit ka zhvendosur deri në 100 mijë ushtarë, të cilët ishin vendosur kohët e fundit në rajonet kufitare me Indinë, drejt operacioneve ushtarake në zonat fisnore dhe në zonat pranë kufirit me Afganistanin, ku janë përqendruar kryengritësit talebanë.
Në planin ushtarak transferimi i 100 mijë trupave, pra më shumë se 20 për qind të trupave të ushtrisë pakistaneze (rreth gjysmë milioni ushtarë të mbështetur financiarisht dhe të trajnuar nga Washingtoni), do të thotë se ketë forca janë të mjaftueshme për të ushtruar një kontroll më të rreptë të territorit dhe një intensifikimin të operacioneve kufitare gjatë verës.
Në fund të marsit, drejtuesit ushtarakë të Pakistanit kanë kërkuar ndihma të reja financiare nga Washingtoni, për të mbështetur fazën e ofensivës kundër talebanëve, por është e qartë se ri-pozicionimi i forcave pakistaneze ka një rëndësi të caktuar politike sepse për herë të parë Islamabadi zyrtar pranon se kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare nuk është konfrontim me Indinë, por aksionet kundër pushtetit nga ana e talebanëve dhe e pjesëtarëve të Al Qaidës.