E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon përgjegjësi nga BP

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se derdhja e madhe e naftës në Gjirin e Meksikës, është një katastrofë mjedisore potencialisht e paprecedentë.

Ai shtoi se kompania britanike, BP, do të duhet të mbulojë shpenzimet për pastrimin e rajonit të ndotur.

Z.Obama tha se çdo burim do të jetë në dispozicion për të pastruar naftën e derdhur, por tha se BP është përgjegjëse dhe ajo duhet të mbulojë shpenzimet.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës në Luizianë, shtetin më të kërcënuar nga rrjedhja e naftës në një nga platformat shpuese.

Në një deklaratë të vetën, British Petrolium ka thënë se do të bëj gjithçka për të penguar rrjedhjen dhe për të pastruar derdhjen e naftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›