Lidhëza e opozitës
Edmond Arizaj
Dritëro Agolli, Alfred Moisiu, Rexhep Mei-dani. Janë këta tre emra që kanë tronditur së fundmi selinë e Partisë Socialiste. Firmat e hedhura, nga ana e dy ish-Presidentëve dhe një prej socialistëve më të dashur për të majtën, në favor të zhvillimit të referendumit për ndryshimet kushtetuese, janë një ogur i keq për manovrat e nëndheshme të lidershipit socialist. Meidani dhe Moisiu do të mbahen mend gjatë, si zbatues të rregullt dhe të palëkundshëm të Kushtetutës, edhe në rastet kur i pari me vendimet e tij dilte kundër PS-së dhe i dyti kundër PD-së Ndërsa Dritëroi është antikonformisti i përhershëm i PS-së, lakmuesi që tregon realisht situatën brenda kësaj partie. Eshtë shprehësi i të famshmes “shkërdhatokraci”, dhe e nesërmja tregoi se kishte të drejtë. Këto tri firma, në listën e gjatë të firmëtarëve, tregojnë qartas një gjë; janë të paktë ata që pajtohen me politikën “dashuro maxhorancën” që po zbatohet me nxitim nga krerët e Partisë Socialiste, natyrisht nën bekimin e kryetarit të saj Edi Rama. Kjo dashuri me maxhorancën, që paraqitet nën vellon e reformave, duket qartë se bëhet për të eliminuar çka mund të eliminohet nga ish-aleatët e Partisë Socialiste, dhe për të mbajtur nën thundër aleatët e Partisë Demokratike. Pas marrëveshjeve 24-orëshe mes dy partive, pa u konsultuar asfare me elektoratin dhe aleatët për ndryshimet rrënjësore, duken patetike reagimet e Partisë Socialiste nga sallat e konferencave për Gërdecin, për korrupsionin qeveritar, për fushatën ufologjike të Berishës “Shqipëria në NATO” dhe për hiçreagimin për sulmet frenetike të kryeministrit ndaj medias. Pikërisht atyre mediave që në të vërtetë kanë qenë opozita trevjeçare në Shqipëri dhe që kanë përkrahur, nuk është pak të thuhet me heroizëm, Edi Ramën.
Firmat e Agollit, Moisiut dhe Meidanit shprehin në fakt edhe një frymë kundërshtuese që mbizotëron në Partinë Socialiste. Por veçse, kjo është vetëm frymë pa zë. E tillë, sepse me Kushtetutën e Re, secili në kryesinë e Partisë Socialiste, në Asamble dhe duke u shtrirë edhe në bazë, mendon si e si të afrohet sa më pranë Ramës për të qenë një kandidat i preferuar prej tij për zgjedhjet e 2009. Pikërisht kjo situatë, e ka ndryshuar kryekëput Partinë Socialiste, duke e përafruar atë me Partinë Demokratike të disa kohëve më parë, kur zëri i Berishës ishte ligj dhe fjala e tij nuk pranonte “Jo” si përgjigje, por vetëm “Jo, të lutem, jo”. Aktualisht në PS ka shumë pak zëra që kundërshtojnë lëvizjet e ndërmarra nga Rama, sidomos çarjen brenda së majtës. Themi “ka shumë pak zëra” për delikatesë, sepse në fakt nuk ka asnjë zë publik. Maksimumi ata mund të dëgjohen, në biseda shumë të ngushta, madje jashtë selisë, biseda të cilat gjithsesi përfundojnë me numrin rendor të kandidatëve dhe qarkun ku “do të hidhen”.
Eshtë e thjeshtë të mendosh se me Kushtetutën e Re, Rama synon të jetë lideri absolut i së majtës, duke marrë edhe përgjegjësinë e kryeministrit, në rast të një fitoreje. Por kjo i përket të nesërmes së ditës së votimit. Sepse në datën që ende nuk është caktuar, e majta shqiptare, nëse situata nuk do të ndryshojë do të ketë në fletën e saj të votimit dy mundësi, PS e vetme dhe aleancën e majtë. Me një ndryshim thelbësor mes tyre; teksa PS-ja për tre vjet me radhë tregoi paqartësi në të bërit opozitë, teksa e la Berishën të buzëqeshë pas Gërdecit dhe dhjetëra gërdecave më të vegjël, por të përditshëm, teksa përkundrazi bashkëpunoi me Berishën, teksa mbyti dhe përjashtoi zërat “anti” (një metodë e panjohur në PS, por e zbatuar periodikisht në PD), teksa u bë shkaktari i ri-ndarjes së të majtës, pra në përmbledhje të votojë një tjetër Berishë me mbiemër të ndryshëm, kur nga ana tjetër, paraqitet një koalicion i përcaktuar qartas në mbrojtje të së majtës, në mbrojtje dhe përkrahje të socialistëve, e mbi të gjitha në mbrojtje të Kushtetutës dhe atyre që e kanë votuar atë dhjetë vjet më parë. Ky dyzim, jo vetëm i së majtëve, por edhe i të lëkundurve të përhershëm të paparti, që në tre vjet nuk kanë parë asnjë mundësi për të ecur para, është edhe humbja më e madhe e Partisë Socialiste. Ndarja e votave dhe mos gjetja e një konsensusi me ish-aleatët, që për hir të së vërtetës ndihen të tradhtuar, do ta sillnin PS-në në një parti të nivelit të dytë, duke zbehur fitoret e njëpasnjëshme prej tetorit të ’92. (Një soj i tillë arrogance, ka lënë aktualisht të majtën në opozitë).
Përballë edhe një katërvjeçari në pushtet, të dhuruar për Partinë Demokratike, është “dueli” mes Ramës dhe Metës për postin e ardhshëm të kryeministrit të majtë. Të dy kanë të drejtë ta synojnë këtë post; Meta si lideri i koalicionit të majtë, Rama si kryetar i Partisë Socialiste. Por dhe të dy duhet të jenë koshientë, që të ndarë, pas zgjedhjeve të 2009-ës, nuk mund ta kenë këtë shans. Por nëse puna e Metës dhe koalicionit të tij, mund t’i japë frytet edhe pas 2009-ës, Rama, që për hir të së vërtetës ka mbi vete barrën e përçarjes së opozitës, ka vetëm këtë mundësi, për të qenë sërish kryetar i PS-së, fitoren e së majtës, pavarësisht kush është kryeministri. Dhe në rast se për shkaqe të ndryshme, nuk mund të gjendet një gjuhë e përbashkët Rama-Meta, për këtë çështje, mund të gjendet një njeri i përbashkët, që të shuajë kundërshtitë dhe të ri-bashkojë opozitën aktuale. Dhe ky njeri i përbashkët gjendet as më pak e as më shumë, por mes tre firmëtarëve të fundit. Rexhep Meidani, ish-presidenti i vendit, ka treguar të jetë i përkushtuar në detyrat e tij, të jetë konsesual dhe paqësor si dhe t’i shërbejë vendit dhe bashkëqytetarëve të tij. Cilësi këto, plotësisht të mjaftueshme për një kryeministër. Nga ana tjetër, Meidani, i thirrur profesor dikur nga Rama, do të ishte një zgjidhje e përkryer për kryetarin e PS-së, i cili nuk do të rrezikonte asgjë në këtë rast. Po ashtu, emri i ish-presidentit nuk do të sillte pengesa për Ilir Metën, i cili mëse njëherë e ka vlerësuar shumë këtë figurë gjithëpërfshirëse. Ish-presidenti në këtë rast do të ishte lidhëza e duhur mes PS-së dhe koalicionit të LSI-së. Meidani do të ishte melhemi më i mirë për të gjitha plagët e hapura në vend, jo vetëm nga e djathta.