Qarku në motor, shkrumbohet makina
ELBASAN – Një automjet është shkrumbuar plotësisht dje në një nga rrugët e qytetit të Elbasanit. Djegia e automjetit nuk ka pasur të lënduar, por ka krijuar panik te kalimtarët.
Automjeti tip “Volswagen” Golf 3 në pronësi të shtetasit Selimi Tollumi ka qenë duke ecur përgjatë bulevardit që lidh qendrën e qytetit me kryqëzimin pranë godinës së Degës së Tatimeve, kur si pasojë e një qarku të shkurtër në motor është përfshirë nga flakët. E njoftuar nga kalimtarë, zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së saj kanë shpëtuar pa u djegur dhe disa makina të tjera që ndodheshin aty pranë, si edhe godina e degës së tatimeve, e cila ndodhej pak metra nga vendi ku u dogj automjeti. Në ndihmë ka ardhur edhe policia, e cila ka evakuuar kalimtarët dhe ka bllokuar rrugën deri në normalizimin e situatës. a.k