Bursa për 40 studentët e komunës
MILOT – Komuna Milot stimulon banorët e kësaj komune që studiojnë në vitin e parë dhe të dytë në shkollat e larta brenda dhe jashtë vendit.
Kjo komunë ka akorduar një shumë prej 3000 lekësh në muaj për secilin prej tyre. Sipas kryetarit të kësaj komune, Vlash Gega, aktualisht janë 40 nxënës nga komuna e Milotit që ndjekin studimet në shkolla të larta, si brenda dhe jashtë vendit. “Ne kemi marrë një vendim, i cili është miratuar edhe nga ana e këshillit të komunës për të bërë të mundur edhe ardhjen në ndihmë të këtyre studentëve, pasi edhe vështirësitë ekonomike tashmë dihen dhe komuna jonë është një nga komunat më të varfra të vendit”. Sipas tij, ekziston një plan që vitin e ardhshëm t’u jepet nga 5 mijë lekë atyre studentëve që kanë rezultate të larta, duke nxitur kështu edhe interesin për studentët që të ngrihet edhe niveli arsimor i tyre. r.n