Turqi arrestohen 162 ushtarakë
Një Gjykatë në Turqi ka urdhëruar arrestimin e 162 ushtarakë, mes të cilëve disa zyrtarë të lartë të ushtrisë, të cilët akuzohen për përfshirje në një projekt për grusht shteti.
Sipas gjyqtarëve, ushtarakët në vitin 2003 kishin planifikuar një sërë sulmesh paqëndrueshmërie për të krijuar një situatë kaosi në vend, e cila do të favorizonte grushtin e shtetit. Me këtë plan, të arrestuarit synonin të përmbysnin qeverinë e partisë islamike të moderuar AK.
162 personat e ndaluar rrezikojnë deri në 20 vjet burg.