Lidhja e Kombeve bën të paditurin për fatin e popullsisë shqiptare të Epirit
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Telegrami i Erik Drummond, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. I shkruan më 17 nëntor 1925, Hysen Vrionit, ministër i Punëve të Jashme, Tiranë
Z. Ministër
Kam nderin tju konfirmoj telegramin tim të kësaj dite të konceptuar kështu:
“Shkëlqesisë Vrioni, Ministër i Punëve të Jashtme, Tiranë, Shqipëri”
“Kam nderin tju komunikoj telegramin vijues të Kryetarit të Komisionit Mikst: Citim: “Kam nderin tju njoftoj marrjen e telegramit tuaj të datës 14 të këtij muaji. Në mungesë të dy kolegëve të mi, më lejoni tju komunikoj shkurtimisht sqarimet e mëposhtme, duke ruajtur të drejtën për ti plotësuar ato, po të duhet, kur të kthehen ata. Nuk kam dijeni për ekzistencën e një marrëveshjeje që synon këmbimin e myslimanëve me prejardhje shqiptare të Epirit, me grek ortodoksë të Kostandinopojës. Madje, një marrëveshje e tillë do të ishte e papajtueshme me vendimet në parim dhe me udhëzimet e Komisionit Mikst që mbulon këtë zonë dhe që janë gjithmonë në fuqi. Shifra e përmendur prej 5 mijë njerëzish përkon ndoshta me numrin e përafërt ku delegacioni turk mendon se arrin pjesa e popullsisë myslimane me prejardhje tjetër nga ajo shqiptare në Epir. Duhet thënë, se pasazhi i përmendur i raportit të përfaqësuesve më tre gusht ka të bëjë me njoftimin e vështirësive të detyrës së organit lokal sidomos për arsye të konfliktit të interesave madje të hapura, midis qeverisë territoriale dhe popullsisë. Nga ana tjetër, Komisioni Mikst, nuk ka reshtur qysh nga vendimi i 14 marsit 1924 që të marrë të gjitha masat në dorë të tij, për tu siguruar se gjithë myslimanët me prejardhje shqiptare të mos mërgojnë si të këmbyeshëm. Vetëkuptohet se Komisioni Mikst nuk përgjigjet nëse njerëzit e këmbyer të Greqisë apo të Turqisë do të linin vendin e tyre të ri për të shkuar gjetiu, duke e quajtur të një prejardhjeje që jo vetëm nuk ka qenë konstatuar, por as edhe nuk ka qenë përmendur në kohën e duhur, pra në kohën e largimit të popullsisë së këmbyeshme. Dua të shtoj se asnjë ndryshim nuk është bërë ose nuk është menduar të bëhet, në vendimet dhe udhëzimet e Komisionit Mikst dhe të përfaqësuesve që kemi patur nderin të komunikojmë herëpashere.
Ky telegram do tu bëhet i ditur anëtarëve të Këshillit-Drummond”
Pranoni Zoti Ministër, sigurimet e konsideratës sime të lartë.
Sekretari i përgjithshëm
(nënshkruar) Erik Drummond
AQSh Viti 1925
Iliaz Vrioni i drejtohet ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë, Athinë, Stavro Stavrit
“Qeveria shqiptare po përballet me valën e refugjatëve nga Çamëria”
Tiranë, 4 gusht 1927
Zoti Ministër
Në lidhje me dy shkresat e asaj Legate Nr. 899/899I dhe datë 18 dhe 22 korrik relatife me këmbimin e 24 familjeve shqipëtare të Pargës, kemi nderin të Ju njoftojmë se kjo Ministri bëri demarshe miqësore pranë Legatës Greke të këtushme duke e interesuarë për mosshtrëngimin e Çamërvet të vejnë në Tyrqië.
Lutemi qi edhe Z. e Juej të vazhdoni përpjekjet e juaja mbi këtë çështje tue tërheq në mënyrë dhe krejt partikolare (të veçantë) vërejtjen e Qeverisë mbi shtimet jo të favorshme për relacionet e mira midis dy Shtetevet qi munt të ketë në opinionin tonë publik të çelunit e një çështje qi është mbyllurë me deklaratën solenele që z. Rufos në Seksionin e Minoritetevet të SDN, deklaratë qi u reservua në procesverbalet e Mbledhjes së Këshillës mbajturë më 16 mars 1926. Munt të shtoni se, nëqoftëse qeveria greke insiston në vendimin e saj të dëbojë pak nga pak minoritetet shqipëtare, këta në vend që të shkojnë në Tyrqi, kanë për të ardhurë në Shqipëri dhe kanë për të shtuarë numurin e refugjatëvet shqiptarë në nji kohë ku Qeveria jonë gjindet aux prises on difikolte (në çaste vështirësie) financiare të rënda qi e ndalojnë ti bëjë ball nji eventualiteti të tillë.
Sa për drejtimin qi tinteresuarit banë pranë Shoqënisë së Kombevet dhe Komisionit Mikst, kjo Ministri aprovon demarshet e tyre dhe është gati të japë ku duhet informacionet e duhura nëqoftëse i kërkohen.
Kjo është procedura ma e mirë e indikuarë prej traktatevet të Minoritetevet dhe prej vendimevet të Shoqënisë së Kombevet, sipas të cilave çështjet e minoritetevet gjinden nën kontrollin e S.D.N.
Lutemi pranoni zoti ministër të falat e mija me nderime
Ministri i P. Jashtme
(nënshkruar) Iliaz Vrioni
Iliaz Vrioni i drejtohet Erik Drummondit, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, Gjenevë
Qeveria greke nuk po liron shtëpitë çame nga refugjatët grekë
Shqiptarët që kanë pasuri në Greqi, nuk po marrin asnjë pare prej tyre. Sorollaten dhe detyrohen të bëjnë shpenzime të kota.
Tiranë, më 1 mars 1928
Zotni Sekretar i Përgjithshëm
Kam nderin ti bëj me ditë Shkëlqesisë Suaj sa pasojnë.
Dëshira e nxehtë e Qeverisë Shqiptare është të lidhë relacione intime dhe kordiale me Republikën Greke, për realizimin e këtij qëllimi. Qeveria shqiptare ska mungue gjer tash të bëjë sforcime dhe përpjekje të qindrueshme dhe të shpeshta. Siç dihet, interesat greke në Shqipëri kanë gëzue gjithëmonë nji trajtim dhe një kujdesje të veçantë nga ana e Qeverisë Shqiptare. Qeveria Helenike ska dashur tadoptojë po atë qëndrim miqësor dhe pajtimtar karshi interesavet shqiptare në Greqi.
Në realitet, interesat shqiptare në Greqi gati përgjithësisht janë tinjorueme dhe gjithë demarshet e përsëritura të Qeverisë Shqiptare pranë Qeverisë Greke për përmirësimin e kësaj situate kanë mbetur pa nonji frutë. Për me dhanë një ide të saktë e të shkurtërë të mënyrës me të cilën trajtohen interesat shqiptare në Greqi, e quajmë të nevojshme të radhisim këtu ankimet kryesore të Qeverisë Shqiptare.
Konvencionet dhe Traktatet
Mbi demarshet e shpeshta të Qeverisë Greke, Qeveria Shqiptare dërgoi në vitin 1926 nji delegacion nAthinë për me negosiume me ligjë me Shtetin fqinj një serië traktatesh e konvencionesh pas shumë bisedimesh të zorshme. Delegacionet respektive arritënë me nënshkrue një traktat tregtije, nji Konvencion Konsullor, nji Konvencion Ekstradimi, nji tjatër stabiliteje si dhe një traktat nënshtetësije.
Pak kohë pas nënshkrimit të këtyne dokumentave, Dy Dhomat Legjislative Shqiptare proceduan në ratifikimin e tyre, kurse qeveria Qeveria Greke këtë formalitet e plotësoi me nji vonesë tepër të gjatë. Por, me gjithë qi dokumentat në fjalë u ratifikuanë prej Dhomavet Legjislative të dy Shtetevet respektiv, këmbimi i indstrumentavet të ratifikimit sqe e mundur të bëhet nga shkaku i qëndrimit të pashpjegueshëm të Qeverisë Helenike.
Qeveria Shqiptare me të vërtet ska muejt me kuptue arësyenat e qëndrimit të Qeverisë Greke, aqë më tepër se inisiativa për lidhjen e këtyre traktateve ardhi nga Qeveria e Athinës. Është për të vënë re se shpeshherë, shumë tregtarë dhe industrialë grekë duke dëshëruar të shtojnë këmbimet midis dy shteteve i drejtohen Qeverisë Shqiptare dhe kërkojnë të vërë në zbatim këto traktate, duke kujtuarë se pengimet vinë nga ana e Shqipnisë.
Pasunitë shqiptare në Greqi
Me aplikimin në Greqi të ligjeve të ndryshme teksproprijimit, pasunitë e shqiptarëvet nat vend gati përgjithësisht janë eksproprijuarë. Pa dashur të hyjmë në hollësinat e aplikimit të këtyre ligjeve, munt të themi se principet ma elementare të drejtësisë kërkojnë qi për çdo eksproprijim ti paguhet proprietarit menjiherë, kundra-vlefta e sendeve teksproprijuarë. Me gjithë këtë proprietarëvet shqiptarë, në tërë periudhën e eksproprijimit, e cila vazhdon qysh prej 5 vjetësh, su është paguar kurrgja për eksproprijimin ose rekuizimin e pasunive të tyre të patundshme. Ky qëndrim i Qeverisë Helenike ka shkakëtu shkatërrimin e qindrave familje shqiptare. Në këto ma siprë, munt të shtohet edhe një fakt tjatrë, i cili është me të vërtetë i çuditshëm. Shumë nga nënshtetasit shqiptarë të cilët duke pasur banimin në Shqipëri zotnojnë pasunira në Greqi, shpesh, vejnë natë vend për me shikue pronat e tyre. Me gjith qi këta kanë kartëra identiteti në rregull dhe pashaporta të vizuara dhe të legalizuara prej Konsullatavet greke në Shqipëri, autoritetet greke gjithmon pa nonji arsësye të majftueshme u kontestojnë nënshtetësinë e tyre shqiptare në mënyrë qi jo vetëm nuk marrin asnjë santim (para e vogël) prej pasunive të tyre teksproprijuarë, por nga shkaku i pengimevet qi u- bëjnë autoritetet helenike janë të shtrënguarë të qëndrojnë shumë kohë në Greqi dhe të bëjnë shpenzime të kotta.
Qeveria Shqipëtare ka impresionin se këjo taktikë nga ane Qeverisë Greke ka për qëllim ti çkurajojë nënshtetasit shqiptarë pa u-paguarë kurrgja për eksproprijimin e pasunive të tyre. Me nji fjalë të thuhet se tratamenti qi u-bahet shqiptarëve ësht krejt i pa-pranueshëm dhe në kundërshtim me parimin e interdipendencës dhe solidaritetit midis popujve dhe miqësivet të Shoqënisë së Kombevet.
Minoriteti Shqiptar në Greqi
Qeveria Helenike me nënshkrimin e traktateve të Minoritetevet mori angazhomentin karshi Shoqënisë së Kombevet ti sigurojë minoritetit shqiptar në Greqi të gjithë të drejtat civile, politike dhe kulturale që i përkasin. Përveç kësaj, shum herë para Këshillës së Lidhjes së Kombevet ka deklaruarë se do të respektojë angazhamentet e saja për sa i përket këtij minoriteti. Por, me gjith këtë, situata e minoritetit shqiptra në Greqi ska ndryshuarë aspak dhe mbetet gjithmon e kritikueshme; jo vetëm të drejta politike dhe kulturale nuk i janë akorduar këtij minoriteti, por edhe ekzistenca e tij gjindet në rrezik. Për të shtrënguarë këtë minoritet me lanë vatrat e tij shekullore (Çamërinë), qeveria Helenike përdorë në një mënyrë të vazhdueshme methoda presioni të ndryshme. Një nga këto mjete ëëhtë edhe çpronësimi i këtyre të mjerë nga pasunitë e tyre qi kështu duke mos patur mjete ushqimi, të shtrëngohen të ikin. Dhe kështu, shumë familje nga Çamëria shtrëngohen temigrojnë në Shqipëri, gja kjo e cila i krijon difikultet (vështirësi) Qeverisë Shqiptare dhe e vë në pozitë të vështirë karshi opinionit botnuer. Lutje të shpeshta i janë adresuarë Qeverisë Helenike për përmirësimun e kësaj gjendje, por asnji masë efikase gjer tash nuk është marrë për lirimin e shtëpijavet të Çamërvet, zaptuarë prej refugjatëve grekë ose për ngritjen e masave të jashtëzakonshme aplikuarë mbi to, siç ndodh përshembull në fshatrat Dragumi dhe Gardhiqi.
Nga ana tjetrë, asht për tu çuditur se në të gjithë Çamërinë ska asnji shkollë shqipe në mënyrë qi Çamët janë të dënuar të mos përfitojnë nga të mirat e arësimit në gjuhën amtare.
Në lidhje me këto ma siprë, shtojmë se minoriteti grekofon në Shqipëri gëzon lirisht dhe gjerësisht të gjithë të drejtat e tij civile, politike dhe kulturale. Parlamenti Shqiptar ka në gjirin e tij dy deputetë prej këtij minoriteti. Zyrat e ndryshme tAdministratës shtetnore kanë në shërbim nji numër nëpunsash mjaft të madhe prej grekofonësh. Sa për shkollat greke, kap numurin e 56-70.
Qeveria Shqiptare duke dëshëruarë tevitojë çdo send qi mund të shkaktojë fërkime dhe konflikte në relacionet midis shteteve fëqinj, i ka munguarë shpesh herë të tërheqë vërejtjen e Qeverisë Helenike mbi këto tri çështje të sipërpërshënuara. E ka lutur shumë herë të marri masa të volitshme për zgjidhjen në nji mënyrë të drejtë të këtyre çështjeve duke kënaqur pak a shumë interesat shqipëtare.
Qeveria Shqipëtare dëshiron gjithëmonë dhe nxehtësisht të mbajë të pacënuarë relacionet e mira me Qeverinë Greke dhe tevitojë çdo shkak qi munt të provokojë nji krizë në këto relacione. Por, nga ana tjetrë, Qeveria Shqipërare ka edhe detyrë të mprojë interesat shqipëtare. E frymëzuarë prej këtyre ndenjavet, Qeveri Shqipëtare vazhdon të shpresojë se ankimet e saj do të ekzaminohen në nji spirite (frymë) mirëdashje nga an e Qeverisë Helenike, në rast të kundërtë do të shtrëngohet, në bazë të nenit 11 të Paktit, ta referojë çështjen para Këshillit të Shoqënisë së Kombevet në Gjenevë.
AQSH 1928
Korrepsondenca e Ministrave të Jashtëm Ilias Vrioni dhe Hysen Vrioni për çështjen çame
Gjernevë, 5 prill 1924
Zoti ministër,
në vjim të letrës suaj B.XVI.1022-IV të datës 24 të këtij, me anë të së cilës ju tërhoqëtr vëmendjen time për një raport që ju është dërguar më 9 mars nga legata jionë në Athinë, kam nderin tju bëj ts ditur shqetësimet tuaja në ludhje me këmbimin e popullsive të Ludhes së Kombeve, unë i bëra të ditur shqetësimet tuaja në lidhje me këmbimin e popullsive turko-greke dhe poshtërimet e cdo lloji që u bëhen shqiptarëve në Greqi nga ana e autoriteteve greke, për ti detyruar të mërgojnë.
Sekretari i Përgjithshëm më siguroi duke më thënë se traktati i Lozanës do të ratifikohet së shpejti nga katër fuqitë e mëdha dhe me tu përmbushur ky formalitet, traktati për mbrojtjen e pakicave në Greqi do të hyjë automatikisht në fuqi.
Sekretari i Përgjithshëm mendon që tani e tutje pakicat shqiptare n2 Greqi do të kenë mundësi vetëe ti drejtohen Lidhjes së Kombeve, sa herë që do të ketë shkelje të pikave të këtij traktati nga ana e Greqisë.
Në këtëmënyrë,do të jetë e vështirë për autoritetet greke që të veprojnë në të ardhmen ndaj eklementit shqiptar, ashtu si kanë bërë deri më sot. Me ratifikimin e traktatit të Lozanës çështja e këmbimit të popullsisë hyn në një fazë të re, plotësisht të favorshme për elementin shqiptar të Greqisë. Po ju dërgoj në zarf më vete dy kopje mbi ecurinë që duhet ndjekur në çështjet e pakicaved dhe ju lutem, në lidhje me këtë kini mirësinë tua jepni këtë dokument njerëzve të interesuar. Përfitoj nga ky rast tju përsëris, zoti Ministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Konsulli i Përgjithshëm
Blinishti
Aqsh 1924
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010