NATO: “Kinezët po vënë në punë nëndetëset sovjetike të Sazanit”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Uashington, 4 maj 1971 – Kina komuniste është duke përgatitur katër nëndetëset sovjetike të Shqipërisë për operacionet e saj në detin Mesdhe, i cili po shndërrohet shumë shpejt në një nga zonat më delikate të Evropës Perëndimore. Një informacion i rezervuar nga një raport konfidencial i NATO-s në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Uilliam Roxhers, në Turqi, tregon se teknikët kinezë po punojnë në nëndetëset e bazës detare shqiptare në ishullin e Sazanit, Vlorë. Nëndetëset në fjalë, të cilat u lanë në Shqipëri nga sovjetikët pas prishjes me Tiranën dhjetë vjet më parë, do të jenë në gjendje pune përpara fundit të vitit 1971. Edhe pse nëndetëset do të lundrojnë me flamurin shqiptar, ato do të jenë në pjesën më të madhe, për të mos thënë të gjitha, të drejtuara nga ekuipazh ushtarak kinez. Por një fakt të tillë kinezët do ta mbajnë të fshehtë ashtu siç bëjnë sot sovjetikët me fluturimet e herëpashershme të avionëve bombardues gjurmues nga bazat egjiptiane e deri në Mesdhe. Shërbimet sekrete të flotës amerikane thonë jopublikisht se katër nëndetëset sovjetike do ti japin Pekinit dy herë më shumë akses se operacionet që kryen sot Flota e Gjashtë Amerikane në hyrje të detit Adriatik. Prezenca e nëndetëseve të Kinës së Kuqe në zonën e Mesdheut do tu japë gjithashtu vendeve të tjera komuniste më shumë hapësira strategjike se sa kanë aktualisht vendet e NATO-s. Rëndësia e prezencës së ardhshme të bazës kineze të nëndetëseve në Mesdhe është diskutuar gjerë e gjatë nga sekretari Roxhers dhe anëtarët e Organizatës së Traktatit Qendror (CENTRO) gjatë vizitës së tyre të fundit në Turqi. Edhe pse diskutimet nuk çuan në një konkluzion se cilat ishin qëllimet e këtyre lëvizjeve të Pekinit, anëtarët e CENTRO-s ishin në një mendje se ndërtimi i bazës detare kishte lidhje direkte me lëvizjet e fundit diplomatike t Pekinit në Evropë. Veç mbulimit të manovrave detare, Pekini po ndërton gjithashtu me qetësi dhe rrjetet e saj të spiunazhit në të gjithë Evropën Juglindore. Shumë nga pjesëmarrësit në bisedimet e Turqisë raportuan një dyfishim të agjentëve kinezë në vendet e tyre këto muajt e fundit. Një nga pjesëmarrësit në konferencë theksoi faktin se lëvizjet detare të Pekinit duhet të ishin mësime të një lufte të brendshme që po zhvillohet tani në Jugosllavinë e Titos. Me Beogradin komunist, i cili mund të pësojë trazira pas tërheqjes së presidentit Tito, Pekini është duke lëvizur në një pozicion për të luajtur një rol kryesor në çështjet e brendshme të vendit.
Për të kontrolluar Adriatikun
Nëndetëset e Kinës Komuniste që do të lëvizin jashtë bazave ku ndodhen aktualisht në Shqipëri, në fakt mund të kontrollojnë hyrjen në detin strategjik të Adriatikut – rruga që të çon drejt Jugosllavisë. Njësitë e Flotës së Gjashtë Amerikane bëjnë të paktën katër vizita në vit në portet Jugosllave, ashtu siç bëjnë dhe anijet luftarake sovjetike. Kjo do të thotë që luftanije të të dyja vendeve të kalojnë shumë afër Shqipërisë. Një prezencë e fuqishme detare e Pekinit në Shqipëri, do tu shërbente gjithashtu kinezëve si një bazë për të ndërhyrë në të gjithë Evropën. Nëndetëset mund të përdoren për të zbarkuar agjentë spiunazhi në të gjitha zonat bregdetare. Ato tashmë po riparohen nga kinezët dhe fillimisht ranë në duart e shqiptarëve në vitin 1961. Në atë kohë, kundëradmirali Teme Sejko, komandanti i Flotës Shqiptare dhe nëntë oficerë të tjerë të marinës u akuzuan për tradhti, gjoja me pretekstin se kishin krijuar lidhje shumë të ngushta me oficerët e marinës ruse në dëm të interesave të qeverisë shqiptare. Në kohën e ndarjes së hapur, Flota Sovjetike arriti me sukses të shpëtonte tetë nëndetëse nga Sazani, duke i drejtuar në detin Baltik. Katër nëndetëse, të cilat thuhet se ishin duke iu nënshtruar remontit, Moska nuk arriti ti tërhiqte kurrë. Këto janë nëndetëset, të cilat tani Pekini ka ndërmend ti përdorë në diplomacinë e re të armëve.
Fytyra tjetër e Kinës
Presidenti amerikan, Riçard Nikson, duhet të tregohet shumë i kujdesshëm dhe të marrë seriozisht deklaratën më të fundit të kryeministrit kinez, Çu En Lai, përpara se të vazhdojë politikën e tij të afrimit me Kinën e Kuqe. Duke iu drejtuar një banketi të organizuar nga udhëheqësi i rrëzuar i Kamboxhias, princi Norodom Sihanuk, udhëheqësi kinez parashikoi humbjen e Niksonit si brenda ashtu edhe jashtë duke thënë: “Për momentin, stuhia revolucionare e popullit amerikan kundër politikave agresive të qeverisë së Niksonit dhe luftës po rritet me shpejtësi dhe forcë. Duke iu përgjigjur njëri-tjetrit, lufta e popujve të botës kundër imperializmit amerikan - lufta e tre popujve të Indokinës kundër agresionit amerikan po shtohet dita-ditës. Agresorët amerikanë dhe larot e tyre nuk kanë qenë kurrë kaq të izoluar dhe në një pozicion kaq të vështirë sa çjanë sot. Ne jemi thellësisht të bindur se krahasuar me luftën e bashkuar të tre popujve heroikë të Indokinës, imperializmi amerikan është i predispozuar të dështojë, pavarësisht angazhimit në konflikt”.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010