Në mendimet e zymta dhe trashëgiminë e Kutelit
Autori i Lajmit: Gerilina Kodheli
“Mendimet, mendimet... Nuk kam qenë në gjendje të përkthej. Kam mbetur prapa me normën e punës, e cila më bën të mundur ekzistencën. Dhe sërish mendime të zeza, sërish dëshirë që të shkoj atje ku ka prehje. Po duhet të lodhem ende: fëmijët janë shumë të vegjël”. Fort të hidhura duhet të kenë qenë ditët e mbrame të Kutelit! Na e tregon edhe letra më e fundit të cilën e pat shkruar më 1 maj 1967, vetëm tri ditë përpara se të ndahej nga kjo jetë tokësore. E ndërsa kujtojmë fjalët e zymta, të letrës së fundit, për shkrimin, atë të cilit i kushtoi jetën, i bëjmë “promemorie” shkrimtarit, duke e vlerësuar pikërisht për tragjëgiminë që na ka lënë. Dje, në Ministrinë e Kulturës, u promovua vepra “Kuteli dhe Letrarja” e studiuesit Behar Gjoka. Në këtë aktivitet ku mori pjesë edhe zëvendësministria Suzana Turku, interpretoi vargje të Kutelit, me pasion aktori i mirënjohur dhe Artisti i Popullit Reshat Arbana si dhe folën simpatizantë nga publiku. Ky takim, ishte jo vetëm për promovimin e veprës më të re, mbi autorin dhe letërsinë që ai ka bërë, por edhe një përkujtim, për një ndër figurat më qendrore të letërsisë shqiptare të shekullit XX, Dhimitër Paskon ose siç njihet në historinë e letrave shqipe me emrin Mitrush Kuteli. Sipas zonjës Suzana Turku, jo rastësisht u zgjodh 4 maji, për të nderuar këtë figurë të letërsisë, por pikërisht e sjellim ndërmend se në 4 maj të vitit 1967, pushoi së rrahuri zemra e një prej personaliteteve më përfaqësues të kulturës sonë kombëtare, Mitrush Kutelit. Pas rënies së sistemit totalitar, Mitrush Kuteli, krahas shumë emrave të tjerë të anatemuar, ishte ndër ata autorë të cilëve kritika dhe studimet letrare u kushtuan një vëmendje të veçantë. Vlen të përmendim kontributin e studiuesve Nasho Jorgaqi, Petraq Kolevica, Robert Elsie, Aurel Plasari, Alfred Uçi, Ali Xhiku, Sabri Hamiti dhe Behar Gjoka. Në këtë kontekst, vepra Kuteli dhe Letrarja e studiuesit Behar Gjoka, vjen pas një pune hulumtuese gati njëzetvjeçare mbi arsenalin kutelian, e cila kurorëzohet me daljen e kësaj vepre të rëndësishme studimore e cila i shtohet korpusit të trajtimit shkencor mbi këtë autor. Mitrush Kuteli dhe vepra e krijuar prej tij, shfaqet në letrat shqipe të gjysmës së parë të shekullit XX, jo thjesht si një emër i nënrenditur krijuesi, por si dukuri letrare, e cila do të ridimensiononte krejt sistemin letrar shqiptar, duke mbrujtur në të frymën e modernitetit. Moderniteti në prozën e Kutelit ndërtohet mbi dy parime bazë: në lëvrimin e leksikut dhe folklorit popullor si edhe në përthyerjen e kohëve brenda një subjekti të caktuar. Vepra e Kutelit, pikërisht për këtë arsye shpalos tiparet e universalitetit duke thyer në këtë mënyrë skematizmin dhe mentalitetin që mbizotëronte në kohën e tij në letrat shqipe. Ndër veprat e tij nuk mund të lëmë pa përmendur: “Netë Shqiptare”, “Ago Jakupi”, “Shënime Letrare”, “E madhe është gjëma e mëkatit”. “Vjeshta e Xheladin Beut”, “Lumi i madh”, “Fshati im e pi rakinë”, “Tregime të moçme shqiptare”, “Poemi kosovar”, “Xinxifilua” etj. Një aspekt tjetër me shumë rëndësi është edhe kontributi i tij në fushën e shqipërimeve. Penës së tij i takojnë sjellja në gjuhën shqipe e veprave të mëdha të letërsisë botërore si: Frymë të vdekura dhe Tregimet e Petërburgut të Nikolaj Gogolit, Tregimet romantike të Maksim Gorkit, novela e famshme Fati i njeriut, e Mihail Shollohovit, si edhe tregimet e tregimtarit të madh kinez Lu Sin dhe tregime të zgjedhura arabe. Përkthimi i këtyre kryeveprave në gjuhën shqipe në dimensionin e tyre të vërtetë, mund të realizohej vetëm nëpërmjet një gjeniu si Mitrush Kuteli. Kuteli në jetën e tij, mundi të shpalosë vlerat e tij si njeri dhe si artist. Ai gjithmonë do të kujtohet si një atdhetar, i cili nuk pranonte kompromiset dhe i bëri ballë me dinjitet trysnisë së çdo regjimi. Si ekonomist, dha një kontribut të paçmuar në kohën kur punonte pranë Bankës së Shtetit, para vitit 1944, si specialist në fushën e monedhës dhe në vitet 1945-1946 si Drejtor në Drejtorinë Qendrore, duke kundërshtuar me fanatizëm zhvlerësimin e lekut shqiptar, ndaj dinarit jugosllav, deri sa dha dorëheqjen nga detyra e lartë. Në fund të takimit, zëvendësminstria Suzana Turku bëri të ditur se Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka filluar procedurat ku Mitrush Kuteli të nderohet me titullin “Nderi i Kombit”. Mitrush Kuteli është njëri prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë së Pogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojë një prozë realiste origjinale, të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme. Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmë e ndaluar dhe su botua e plotë deri në vitin nëntëdhjetë, kurse në faza të ndryshme kohe as u mësua e as u fol për të. Ky, në të vërtetë, është fati i shkrimtarit i cili nuk iu përshtat asnjërit nga dy sistemet e Shqipërisë: Monarkisë e Komunizmit. Po dhe të dy sistemet nuk e duruan atë si njeri të kulturës e të fjalës së lirë. Libri i Kutelit Sulm e lotë përmban Poemin kosovar dhe Poemin e Shëndaumit si dhe dy lirika: Balta shqipëtare e Po të vdes në dhé të huaj. E pazakonshmja është se libri nënshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, që të tretë pseudonime të Dhimitër Paskos. Izedini del si autor i Poemit kosovar, Mitrushi si autor i Poemit të Shëndaumit kurse Dr. Pas si shkrues i parathënies. Dallohen për problematikën e rëndësishme, për tonin e rreptë antifeudal, për dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të thjeshtë të popullit, për përbuzjen ndaj gjithçkaje të huaj që vjen të shkatërrojë një traditë të bukur tregimet: Vjeshta e Xheladin beut, Hanet e karvanet, Si u takua Ndoni me Zallorët, Gjonomadhë e Gjatollinj, Xha Brahua i Shkumbanares, Kujtimet e kujtimeve, Natë muaji Shembiteri, Natë marsi, Qetësi para furtyne etj.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010