Lidhja e duhanit dhe kancerit në mushkri
• Duhani konsiderohet si shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkri.Eshtë parë se një burrë me moshë 35 vjeç, që pi më tepër se 25 cigare në ditë, ka një risk 20 herë më të lartë, se një bashkëmoshatar i tij që nuk ka pirë kurrë duhan. Rreziku shtohet në lidhje me: Numrin e cigareve që pihen (sa më shumë, aq më i madh është rreziku); moshën e fillimit të duhanit (sa më i ri, aq më i lartë është rreziku); dhe trashëgiminë. Në personat që heqin dorë nga duhani rreziku ulet gjatë 10-15 viteve që pasojnë, duke u barazuar me atë të një personi që nuk ka pirë kurrë duhan. Por dhe pirja pasive e duhanit shton rrezikun për shfaqjen e karcinoma polmonare (shton me 19 për qind riskun në personat jo duhanpirës që të sëmuren me kancer të pulmonit). Faktori më i rëndësishëm përfaqësohet nga tymi i duhanit: Ekziston një raport i qartë dozë-efekt, dhe kjo vlen edhe për pirësit pasivë të duhanit. Kjo shpjegon se sa më shumë të pihet duhan (ose sa më shumë duhan të jetë thithur gjatë jetës), aq më e madhe është mundësia për t’u sëmurur.