Fundjavë “gri” për Bogdanin, Skelën e Kapllanin
• Erjon Bogdani ka luajtur si titullar në ndeshjen e djeshme kundër Interit, por nuk ka qenë në një ditë të mirë.Sikur të mos mjaftonte kjo, gjërat ia kanë vështirësuar edhe më tepër shokët e skuadrës, të cilët i dhanë shumë pak pasime lojtarit duke mos i dhënë mundësi që të tregohej i rrezikshëm. Media italiane e ka vlerësuar me notën 5 sulmuesin e përfaqësueses shqiptare. Ai pati vetëm një rast të mirë në minutën e 31-të, por u ndal nga Çivu. SkelaErvin Skela nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën e tij për të shmangur humbjen 2-0 kundër Borusias së Dortmundit. Në stadium ka qenë edhe kancelarja Angela Merkel, e cila është anëtare nderi te klubi i Energi Kotbus, por fantazisti kuqezi nuk ka mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Ervin Skela u zëvendësua në minutën e 74-t nga Vasiljeviç. Në të rrezikoi të shënonte nga një goditje e lirë, por topi përfundoi pak centimetër mbi tranversë. KapllaniEdmond Kapllani luajti vetëm 14’ minuta në ndeshjen e djeshme kundër Bajer Leverkusenit. Dy minuta pasi shqiptari u fut në fushë Karlsruhe arriti të barazonte 2-2 me anë të Kenedi, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja. Në ndeshjen e djeshme shënuan të dy sulmuesit e tjerë të Karslruhes, Freis dhe Kenedi, çka i bën akoma më të vështira gjërat për sulmuesin shqiptar, i cili akoma nuk ka mundur të shënojë këtë sezon.