E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala: Me Bajernin do të fitojmë 2-1

• Sot do të luhet sfida midis Hanover dhe Bajernit të Mynihut.Mesfushori shqiptar Altin Lala, në një intervistë të dhënë për revistën gjermane “sportbild”, ka treguar sesi mund të mundësh rekordmenët e Gjermanisë. Lala, çfarë prisni në ndeshjen kundër Bajernit të Mynihut?Ndeshjet kundër Bajernit të Mynihut janë gjithnjë shumë të veçanta dhe stadiumi është gjithnjë i mbushur plot. Kundër një skuadre të tillë ke mundësinë të shesësh edhe mbi 100.000 bileta. Për ne është e rëndësishme t’ia bëjmë sa më të vështirë që të jetë e mundur jetën bavarezëve. Bajerni nuk është në formën më të mirë, këtë e tregoi edhe në Kupën UEFA kundër Aberden...Një gjë është mjaft e qartë, në fillim të sezonit bavarezët kanë qenë në një formë shumë më të mirë. Dhe të gjithë menduan se ata do të marshonin mjaft bindshëm në Bundesligë. Ata kanë lojtarë mjaft të mirë në skuadër që mund të vendosin vetë fatin e një ndeshjeje. Ne duhet të japim 120% të mundësive tona për të siguruar tre pikët në Hanover. Lojtari më i rëndësishëm e bavarezëve Frank Riberi nuk do të jetë në ndeshjen e sotme.Padyshim që është një humbje e madhe për Bajernin. Riberi është lojtari më i mirë në Bundesligë dhe një nga më të mirët në Evropë. Ai kërkon shpesh dyluftimet një për një dhe zakonisht i fiton ato. Përveç kësaj, ai jep edhe shumë topa të rrezikshëm në zonë. Një lojtar i tillë është shumë i domosdoshëm për një skuadër. Edhe në rast se ai nuk luan mirë mjafton vetëm një aksion i vetëm i Riberisë, për të vendosur një ndeshje. Konkretisht, si duhet të luajë Hanoveri kundër Bajernit?E rëndësishme është që ne të qëndrojmë kompaktë, mos t’i lëmë shumë zona të lira atyre dhe të luajmë me agresivitet. Ne nuk duhet të presim në asnjë mënyrë se çfarë do të bëjë Bajerni, por të reagojmë vetë të parët në fushë. Vetëm kështu mund të arrisim të krijojmë shanse, të cilat duhet t’i shfrytëzojmë menjëherë. Si do të përfundojë ndeshje me syrin tuaj?2-1 për ne. Kupa UEFA duhet të jetë objektivi kryesor i këtij Hanoveri? Po, padyshim, çdo skuadër që ndodhet në tabelën e renditjes në të njëjtin pozicion, ku ndodhemi ne mendon për Kupën UEFA. Edhe ne e mendojmë një gjë të tillë. Por si fillim duhet të tregojmë nga ndeshja në ndeshje rezultate të mira dhe të përmiresohemi vazhdimisht. Ky është sezoni juaj i dhjetë me Hanoverin keni një kontratë të vlefshme deri më 2009. A dëshironi të rinovoni përsëri?Padyshim që po. Unë mendoj se nëse rezultat janë të mira, pse mos të ndodhë një gjë e tillë. Do të kisha shumë dëshirë të mbyllja karrierën time me Hanover. Por unë jam 32 vjeç dhe dua të luaj edhe tre vjet të tjerë, duke provuar të mbaj konstant nivelin tim të lojës. Besoj se këtë gjë do e arrij pa problem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›