E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shtuna që s’lëvizi kreun

• Bardhësi golash në dy sfidat kryesore të së shtunës, që i ka lënë po aty ky ishin katër ekipet e vendeve të para.Dinamo përballë Tiranës dhe Partizani në transfertën e Elbasanit mund të cilësohen fitueset statistikore të supersfidave të djeshme, duke ruajtur të paprekur diferencën e pikëve me ndjekësit e tyre. Edhe pse nuk arriti të merrte revanshin ndaj bardhebluve kampionë në fuqi, një pikë e la shumë të kënaqur trajnerin e Dinamos, Agim Canaj. E të thuash që Tirana e kërkoi me ngulm fitoren përmes goditjeve të dënimit të Klodian Duros, Daniel Xhafajt, apo Jahmir Hykës. Por përpara kanë patur një Elvis Kotori në një nga ditët më të mira të tij. Ky ishte dhe barazimi i dytë rresht pa gola i Dinamos, pas atij me Elbasanin, dhe e treta ndeshje, ku sulmuesi kryesor i bluve, Pero Pejiç nuk realizoi gol. Nëntë pikë për Dinamon ndaj kampiones në fuqi, janë shumë, kur kanë mbetur edhe 12 javë nga përfundimi i sezonit. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga derbi i javës tjetër, kur blutë do të përballen me Partizanin, ndjekësin më të afërt. Nga ana e tyre, të kuqtë iu gëzuan dje barazimit të dytë pa gola me Elbasanin gjatë këtij sezoni, por trajneri Hasan Lika duhet të falënderojë aftësinë e portierit Orges Shehi, që ruajti të paprekur portën. Barazimi i dytë rresht për Partizanin në kampionat pas atij me Besën, një javë më parë. Ndërsa për Elbasanin, barazimi i tretë rresht me tri skuadrat kryeqytetase.Sfida e vetme me gola ishte Teuta-Kastrioti, që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” thuajse pa shikues. Golin e parë e realizoi Hodo, gjuajtja e të cilit nga larg u devijua me kokë nga Likmeta. Në pjesën e dytë, Ermal Gega dyfishoi, pas asistit të Vangjel Miles, një nga më të mirët në fushë. Gjyqtari Lapi akordoi edhe një penallti për Kastriotin, por Erald Turdiu nuk e realizoi. Ditën e shtunë ishte programuar edhe Skënderbeu-Besëlidhja, por nuk u zhvillua për shkak të borës, që kishte arritur një trashësi gati 8 cm dhe nuk lejonte të dukeshin vijat kufizuese të fushës. Pas miratimit të drejtuesve të lartë të Sektorit të Garave në FSHF, takimi u shty për një datë tjetër.Tirana-Dinamo  0-0Tirana: Nallbani, Sina, Kcira, Vrapi, Gjoreski, Mohelebi, Hyka, Fagu, Duro, Xhafaj(54’Arapi), Fortuzi(75’Çapja). Trajner: Sulejman MemaDinamo: Kotorri, Bodrusiç, Graniç, Poçi, Abraham, Vincentiç(75’Ishka), Allmuça, Pollozhani, Kuli(92’Ferraj), Hanuk(70’Diop), Pejiç. Trajner: Agim CanajGjyqtarë: Albano Janku, E.Biçaku, L.MustafarajKartonë të verdhë: Gjoreski, Mohelebi, Fagu, Duro, Arapi/ Vincentiç, Allmuça, Poçi, Pollozhani, KuliDeklaruanSulejman Mema (trajner i Tiranës)“Nuk më interesonte cilësia e lojës, por vetëm të shënonim dhe për fat të keq s’e arritëm. Më vjen keq që diferenca me vendin e parë është nëntë pikë, për mua fajtor të kësaj situata janë të gjithë futbollistët e Tiranës, që duhet t’i thërrasin mendjes. Objektivat, tashmë janë Kupa UEFA dhe ndonjë vend më lart”.Agim Canaj (trajner i Dinamos)“Mendoj se ishte një ndeshje me mjaft tension dhe kjo u duk qartë në fushën e lojës. Arma jonë për këtë ndeshje ishte kundërsulmi dhe në disa raste kjo taktikë pati edhe suksesin e saj. Ishte një rezultat që neve na shërbeu më shumë, mbasi arritëm të ruanim distancën me ndjekësit dhe me Tiranën”.Teuta-Kastrioti  2-0Golat: Hodo 41’, Gega 82’Teuta: Kapllani, Dushku, Likmetaj, Stafa, Pashaj, Hodo, Gjondedaj (90’ Haliti), Çaushaj, Vila (88’Alcani), Hysa (67’ Gega), Mile. Trajner: K.MileKastrioti: Mustafa, Caca, Gallo, Grami, Rustami, Merxha, Kalari (62’ Shkurti, 70’ Braho), Shameti, S.Bulku (50’ Turdiu), Abazaj, Rizvanolli. Trajner: V.BiciGjyqtarë: P. Lapi (Shkodër), P. Goxhaj (Gjirokastër), S. Zeka (Shkodër)Kartonë të verdhë: Kalari, GjondedajDeklaruanVasil Bici (trajner i Kastriotit)“Teuta e meritoi plotësisht fitoren. Ne ishim larg vlerave tona. Zhvilluam një takim të dobët duke mos konkretizuar asnjë rast për gol, madje as penalltinë. Përpara na dalin shumë detyra të vështira për t’u përballuar”Kristaq Mile (trajner i Kastriotit) “Jam i kënaqur nga djemtë. Të gjithë zhvilluan një ndeshje të madhe, madje duke patur kundër edhe vendimet e njëanshme të arbitrit. E kishim konsideruar Kastriotin si një finale dhe pas 90 minutave morëm atë që meritonim”. Elbasani - Partizani  0-0Elbasani: Toçi, Sheta, Mehmetaj, Karçev, Ahmataj (68’ Lako), Ard. Nuhiji (79’ Arb. Nuhiji), Menglenski, E.Dalipi, Sakaj, Bejzade, Xhafa. Trajner: K. AlimehmetiPartizani: Shehi, Pinari, Tafaj (40’ Karapici, 90’ Karabeci), Osmani, Hallaçi, Muzaka, Gjyla, Devolli, Dhëmbi, Shkëmbi, Bakaj (90’ Dashi). Trajner: H.LikaGjyqtarë: Sokol Jareci (Tiranë), Denis Rexha (Tiranë), Alfred Lamçe (Patos)Kartona të verdhë: Dalipi, Xhafa/KarapiciDeklaruanKrenar Alimehmeti (trajneri i Elbasanit)“Ishte një barazim që i përgjigjet nivelit të lojës. Kemi vazhduar dhe sot të zhgënjemë në fushën tonë, duke barazuar. Gjithsesi, përsa i përket objektivit që ka Elbasani për t’u shpallur kampion, ne vazhdojmë të jemi sërish pretendentë”Hasan Lika (trajneri i Partizanit)“Jam i kënaqur me rezultatin, aq më tepër në një fushë si ajo e Elbasanit. Vinim në këtë takim me shumë mungesa dhe barazimi i sotëm ka qenë një rezultat që na shkon përshtat për objektivat që kemi. Përsa i takon gjykimit mendoj se ka qenë shumë korrekt”.Kategoria SuperioreJava e 20-tëDJETIRANA - DINAMO             0 - 0ELBASANI-PARTIZANI         0 - 0TEUTA - KASTRIOTI         2 - 0Hodo 38’, Gega 82’SKËNDERBEU-BESËLIDHJA     nuk u luajt(Trashësia e dëborës nuk lejonte zhvillimin normal të ndeshjes)SOTBESA - SHKUMBINI        (Kavajë)E. Dobi, E. Bodeci, E. PjetrushiFLAMURTARI - VLLAZNIA         (Vlorë)T. Latifi, R. Zhuli, A. MaliNdeshjet fillojnë në ora 14:30Renditja        F    B    H    Gol.        Pikë1.DINAMO    12    6    2    32-6    422.PARTIZANI      9    9    2    29-14    363.TIRANA         9    6    5    27-19    334.ELBASANI       8    9    3    18-10    335.VLLAZNIA    8    7    4    29-20    316.SHKUMBINI      7    7    5    21-16    287.BESA    8    4    7    22-20    288.FLAMURTARI    5    9    5    17-18    249.KASTRIOTI    7    2    11    16-29    2310.TEUTA    5    3    12    15-27    1811.BESËLIDHJA    3    4    12    16-36    1312.SKËNDERBEU    2    2    15    20-47    8Java e 21-të22 shkurt 2008SHKUMBINI - ELBASANI(Në fushën e Peqinit)TEUTA - TIRANA(Stadiumi “Niko Dovana”)23 shkurtPARTIZANI - DINAMO(Stadiumi “Qemal Stafa”)BESËLIDHJA - BESA(Stadiumi “Besëlidhja”)VLLAZNIA - SKËNDERBEU(Stadiumi “Loro Boriçi”)KASTRIOTI - FLAMURTARI(Fusha e papërcaktuar) Ndeshjet fillojnë në ora 14:30Kategoria e pare16-17 SHKURTDJELUFTËTARI - SOPOTI        3 - 1Bistri 48’, Përfati 53’, Stoja 78’ / Guranjaku 30’NAFTËTARI - ADA            0 - 2E. Nika 5’, 45+2’BYLIS - APOLONIA        0 - 1Junior 81’POGRADECI - LUSHNJA        1 - 1Pustina 87’ / Bufasi 60’GRAMSHI - TOMORI        1 - 1A. Uka 58’ / Droboniku 73’SOTLAÇI - ERZENIR. Sadiku, G. Bimi, B. Bejko SKRAPARI - TURBINAS. Bogdani, D. Agaraj, A. Bejtja DAJTI - BURRELIA. Taullau, F. Elezi, D. SalajBILISHTI SPORT: PushimNdeshjet fillojnë në ora 14:30Renditja    F    B    H    Gol.        Pikë1.BYLIS    12    3    4    34-11    392.APOLONIA    12    2    5    30-10    383.LUSHNJA    11    5    3    28-13    384.ADA    10    4    5    27-19     345.LAÇI    9    5    4    26-15    326.BURRELI    9    4    5    25-19    317.TURBINA    10    1    7    19-17    318.POGRADECI    8    5    6    19-17    299.DAJTI    7    3    8    22-16    2410.BILISHTI SPORT    7    3    8    16-17    2411.LUFTËTARI    6    5    8    22-24    2312.SOPOTI    7    2    10    22-28    2313.NAFTËTARI    7    2    10    21-30    2314.SKRAPARI    6    3    9    18-22    2115.ERZENI    4    5    9    11-21    1716.GRAMSHI    5    2    12    19-30    1717.TOMORI    4    4    11    14-30    1618.TEPELENA    2    4    12    12-41    10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›