E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhte dritat, vdes 45-vjeçari

AKSIDENTI

LEZHË – Po lidhte dritat në një shtyllë tensioni në afërsi të banesës së tij në momentin që ka gjetur vdekjen. Pjetër Ndoji, 45 vjeç, u dërgua sot në spitalin e Lezhës, por pa mundur që t’i shpëtohej jeta, pasi ishte shumë vonë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, sipas dëshmive, Pjetër Ndoji po punonte duke lidhur dritat, në një shtyllë tensioni pranë banesës së tij. Por, gjatë kontaktit me tensionin ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas hetimeve të kryera policia e cilësoi aksidentale vdekjen e 45-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›