Lieberman Do ta njohim Kosoven pas Spanjes Greqise e Qipros
Ministri i Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto priti dje homologun e tij izraelit Avigdor Lieberman. Takimi u mbajt ne kuadrin e bashkepunimit ekonomik dhe te energjetikes midis dy vendeve ku theksi u vu ne intensifikimin e marredhenieve si dhe ngritjen e operatoreve turistike te cilet do te jene urat lidhese te shkembimit te eksperiencave ndermjet dy vendeve. Ministri i Jashtem i Izraelit i pyetur nga gazetaret nese vendi i tij do ta njohe Kosoven nenvizoi se ceshtja ne fjale eshte sensitive por qe ekziston mundesia e njohjes pasi nje hap te tille ta ndermarre Spanja Greqia dhe Qipro.
Njohja e Kosoves eshte ceshtje sensitive dhe mund te them se mund ta njohim pasi te njihet nga Spanja Greqia dhe Qipro. Por mendoj se problemet mund te zgjidhen ne menyre paqesore deklaroi Lieberman.
Sa u perket zhvillimeve ne rajon dy ministrat ndane mendime te perbashketa nderkohe qe Lieberman theksoi se Ballkani tashme e ka lene pas te shkuaren dhe eshte nje vend paqeje ndaj per kete arsye edhe Izraeli do te perpiqet qe te ndjeke rrugen e saj.
Ballkani per ne ishte dikur vendi i konfrontimeve nderkohe qe sot eshte bere nje vend paqeje dhe une besoj se edhe Lindja e Mesme si Ballkani do te behet vend bashkepunimi. Besoj fuqimisht se edhe ne Lindjen e Mesme te kthehemi keshtu tha ministri i Jashtem i Izraelit. Nga ana e tij ministri yne i Jashtem Edmond Haxhinasto e vuri theksin te rritja e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimi i operatoreve turistike mes dy vendeve. Kushtet qe biznesi te bashkepunoje jane te favorshme tha Haxhinasto. Rame dakord per shkembimin e operatoreve turistike ne menyre qe te shkembejme eksperiencat mes vendeve tona. Rame dakord qe te thellojme me tej bashkepunimin ne ekonomi tha Haxhinasto. Duke e vene theksin te forumi i biznesit qe do te mbahet neser ne Tirane Haxhinasto tha se ai do te jete nje mundesi e mire per te rritur shkembimet ekonomike. Detyra e diplomacise eshte te krijoje kushtet e duhura per biznesin. Ne takimin bilateral kemi diskutuar nje sere marreveshjes qe bashkepunimi te rritet. Forumi i neserm i biznesit ka kohe qe pergatitet kompanite pjesemarrese do ta kene te qarte se cfare duhet bere si ato shqiptare edhe izraelite. Jam i sigurt se eshte nje mundesi e madhe per te rritur volumin e shkembimeve ekonomike mes dy vendeve shtoi kryediplomati shqiptar.