Topalli shkruan historine. Nuk njeh legjislativin e 50 viteve komunizem
Parlamenti aktual nuk do te njohe legjislaturat e Kuvendit Popullor duke bere qe ato te fillojne pas vitit 1990. Byroja e Kuvendit ka marre nje vendim per ngritjen e nje grupi historianesh dhe juristesh per percaktimin e fillimit te historikut te parlamentarizmit ne shtetin shqiptar. Vendimi eshte marre ne mbeshtetje te nenit 8 pika 1 dhe nenit 11 te rregullores se Kuvendit. Grupi i historianeve dhe juristeve ne baze te percaktimit te fillimit te parlamentarizmit do te beje edhe rillogaritjen e numrit te legjislaturave thuhet ne piken 2 te vendimit. Grupi i historianeve dhe juristeve do te perbehet nga anetare te cilet duhet te jene historiane dhe juriste te shquar dhe me nje pervoje te gjate akademike. Grupi i historianeve dhe juristeve do te zhvilloje veprimtarine e tij prane Kuvendit te Shqiperise do ti sigurohet bashkepunim i ngushte me Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave apo institucione te tjera si dhe do te asistohet nga stafi i Kuvendit. Ngarkohet sekretari i pergjithshem per zbatimin e ketij vendimi thuhet ne vendimin e Byrose. Kuvendi nderkohe ben te ditur se ende nuk jane percaktuar emrat e historianeve qe do te merren me vlefshmerine e punimeve te Kuvendit Popullor qe perfshin periudhen 1945-1990. Kjo periudhe perfshin kohen e sistemit komunist. Vendimi i Byrose se Kuvendit eshte marre me 20 qershor. Ne kete organ te institucionit ligjberes bejne pjese Jozefina Topalli oba si Kryetare e Kuvendit si dhe tre zevendeskryetaret Ardian Turku Vangjel Tavo dhe Namik Dokle. Anetare jane deputetet Florion Mima Erjon Brace te dy sekretare per buxhetin Viktor Gumi sekretar per procedurat dhe votimet
Gent Strazimiri sekretar per statusin e deputetit Mark Marku sekretar per kerkimin shkencor dhe biblioteken dhe Leonard Demi sekretar per marredheniet me jashte. Vendimi i marre nen drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli eshte kryer pa pranine e anetareve te opozites ne kete byro. Ai pritet te hape debate ne lidhje me faktin nese duhet te merren ne konsiderate ose jo legjislaturat e periudhes se komunizmit te cilat pavaresisht epokes se erret per shtetin shqiptar jane pjese e historise. Kryeparlamentarja Topalli ne seancen e djeshme parlamentare kerkoi qe komisionet parlamentare te shqyrtojne sa me shpejt projektligjet e mbetura pasi ne Kuvend pritet te vije drafti per buxhetin e shtetit.