E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faktet qe dalin nga kamerat ne kuti jane shtuar fletet e votimit

Akuza PS ploteson gjithnje e me shume provat e nderhyrjes nga jashte ne proces

Mosperputhja e numrit te votuesve me ate te fleteve te gjetura ne kuti per te cilat Partia Socialiste pretendon se eshte nje manipulim qe ka cenuar procesin zgjedhor ne Tirane eshte faktuar ne menyre te pakontestueshme fale pamjeve filmike gjate numrimit ne KZAZ. Filmimet  jane ne dispozicion te kesaj force politike nga KQZ-ja pas nje kerkese zyrtare. Nje ekip i perzgjedhur nga PS-ja me matematikane juriste dhe ekonomiste kane kaluar ne skaner te gjitha filmimet e qendrave te votimit dhe kane faktuar mosperputhjen votues-flete votimi. Kjo mosperputhje qe komprometon rende parimin kushtetues nje zgjedhes nje vote per Partine Socialiste eshte haptas nje manipulim nga ku u prodhua rezultati 93 vota plus per kandidatin demokrat Lulzim Basha. Nga mbledhja e te tilla fakteve marrin pergjigje disa pyetje. Perse nuk perputhen procesverbalet e nxjerra pas numerimit te filmuar ne cdo qendre votimi me rezultatin perfundimtar te tabuluar nga KQZ-ja Ishte gabim njerezor ne hedhjen e fletevotimit ne kutine e gabuar apo jemi perballe nje manipulimi te paster zgjedhor qe ne vetvete perben veper penale Ne qendren e votimit 1758 ne njesine numer 3 numri i zgjedhesve eshte 677 ndersa fletet e gjetura ne kuti jane 679 pra dy flete votimi me shume se zgjedhes. Kur KQZ-ja nisi hapjen e kutive me urdher te Kolegjit me 13 qershor ne kutine per kryetar bashkie gjen 17 flete te pavlefshme ku 2 prej te cilave nuk i perkasin kutise per kryetarin duke i cuar ato ne kutite perkatese dhe shenuar me pas ne tabelen e KQZ-se. Me kete veprim KQZ-ja permbushi urdhrin e Kolegjit Zgjedhor duke balancuar numrin e zgjedhesve 677 me fletet e votimit 662 te vlefshme dhe 15 te pavlefshme. Ky eshte rezultati real me 677 vota fiksuar edhe ne kameren e KZAZ nr. 47 tavolina e numerimit nr. 2 ne oren 02.16 qe permbush parimin kushtetues 1 zgjedhes 1 vote. Me hapjen e 3 kutive te tjera ne KQZ gjenden 6 flete te verdha per kryetar bashkie 2 per zotin Rama dhe 4 per zotin Basha. KQZ-ja keto 6 vota ia ka bashkengjitur 677 votave duke e ndryshuar rezultatin e kesaj qendre votimi ne 683. 6 vota me shume se numri i votuesve dhe votave te numeruara dhe filmuara ne kete KZAZ. Per keto 6 vota Partia Socialiste thote se ato jane futur jashte procesit duke deformuar vullnetin e zgjedhesve. Nga pamjet filmike gjate numerimit qe mbajne daten 11 maj ora 21.28 te qendres se votimit 1941 ne KZAZ. 52 njesia 8 kamera ka fiksuar te numerohen 517 flete te verdha per kryetar bashkie po aq sa numri i zgjedhesve nga ku 501 vota jane te vlefshme dhe 16 te pavlefshme. Keto shifra ndryshojne pas hapjes se kutive te tjera ne KQZ ku jane gjetur 4 fletevotimi per kryetar bashkie qe te katerta per kandidatin Basha. Votat i jane bashkangjitur rezultatit te filmuar 517 vota te gjetura ne kuti. Ne tabelen perfundimtare per kete qender votimi KQZ-ja me 23 maj miraton rezultatin 521 vota ose 4 me shume se numri i zgjedhesve pa dhene shpjegime se nga ku kishin ardhur keto vota kur filmimi i KZAZ-se tregon se numerimi mbyllet me 517 vota te pasqyruara ne procesverbal. Partia Socialiste thote se te tilla probleme jane evidentuar ne 40 qendra votimi te cilat do te jene pjese e provave qe do te perdoren gjate fazes ankimore ne KQZ Kolegjin Zgjedhor qe vertetojne manipulimin e procesit madje do ti dergohen edhe prokurorise.

Muhamed Veliu Top Channel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›