E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja te ish Blloku, policia arreston autorin

TIRANE- Vihet ne pranga i dyshuari si autor i vrasjes me arme ne nje loka ne zonen e ish Bllokut ne kryeqytet. Operacioni, finalizuar me arrestimin e autorit te dyshuar per vrasjen e Nadien Zenelit eshte realizuar nga policia ne bashkepunim me forcat e RENEA-s.

Sipas te dhenave te deritanishme ne kerkim jane shpallur dy bashkepunetoret ne krim. Policia nuk ka bere ende te ditura detajet e ketij operacioni qe mesihet te jete kryesr ne oret e para te mengjesit te sotem.

Po ashtu nuk behen te ditur as emrat e te arrestuarit dhe te dy bashkepunetoreve te tij.

Ngjarja ndodhi naten e 13 qershorit ne mes te bllokut, ku viktima u qellua per vdekje teksa ishte ulur ne nje lokal. I plagosur mbeti edhe nje tjeter person, nderkohe qe policia beri me dije se krimi kishte shkak konflikte te meparshme ne te cilat dyshohet te ishte perfshire viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›