E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohan vë në rrezik jetën, me drogë e alkool

LOS ANGELES- Nëpërmjet një apeli të publikuar në gazetën “TMZ” miqtë e afërt të Lindsay Lohan deklarojnë se nëse nuk I jepet ndihma e nevojshme ajo edhe mund të vdesë.

Problemi i Lohan është I njëjti problem që në të kaluarën e ka cuar tre herë në qënrat e rehabilitimit dhe dy të tjera në burg.

Edhe policia e Los Angelisit, që shumë herë është lajmëruar nga Lindsay për ti mbajtur larg paparacët, shprehet e shqetësuar në lidhje me jetën që bën ylli i ri. Disa prej policëve kanë treguar për “TMZ” që do ta detyrojnë të kërkojë ndihmë pasi paraqet rrezik për veten e saj dhe për njerëzit që e rrethojnë.

“Gjatë festive të ndryshme Lohan dehet dhe kërkon ndihmë, kjo nuk është një gjë e rrallë, ajo rri vazhdimisht e dehur” – deklarojnë policët.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›