E Diel, 1 Nëntor 2026

Moggi: Barcelona do ta fitojë Ligë e Kampionëve, jo Interi

Njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, ka mohuar se Interi është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve duke thënë se Barcelona do ta rifitojë titullin e më të mirit të Evropës.
"Interi as këtë vit nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Mendoj se Barcelona do të rikonfirmohet si kampion. Liga e Kampionëve po tërheq shumë energji fizike dhe mentale nga Interi", ka thënë ish-drejtori i Juventusit. Moggi foli edhe për kaosin tek ish-skuadra e tij Juventus, duke thënë se Bardhezinjëve u duhen ndryshime radikale duke filluar nga koka e klubit. "Jam i bindur se Juventusi do të përfundojë në pozitën e katërt, por e ardhmja duket jo e mirë për arsye se ekipi duhet të rindërtohet", tha Moggi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›