Bulqizë, arrin në 6 numri i të arrestuarve

Me këtë arrestim, ka arritur në gjashtë numri i të prangosurve për ngjarjen me armë në qendër të qytetit. Në pranga ra edhe Arben Duriçi, 38-vjeç.
Gjithashtu, në pranga ranë edhe Leonard Ndreu, Shpëtim Ndreka, Ardian Duriçi, Ndriçim Duriçi dhe Vladimir Cërroi. Arrestimi i këtyre shtetasve erdhi pas operacioneve të shumta të forcave të policisë të ndihmuara edhe nga forcat RENEA.
Përleshja me armë zjarri e dy grupeve ka shkaktuar një viktimë si dhe plagosjen e dy prej të përfshirëve ne konflikt të cilët tashmë janë brenda qelive të paraburgimit. Nga ngjarja mbeti i vdekur shtetas Femi Kurcami, 48 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili ndodhej rastësisht në rrugë. /S.Ll/Start/
2011-01-06 15:15
[