E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Life Wall”, televizori gjigant që e di kush dhe ku jeni



“Life Wall” quhet televizori më i ri i Panasonic i cili mbulon gjithë murin e dhomës dhe shërben për funksione të ndryshme. Secili nga personat që ndodhet në dhomë mund të shikojë programin e tij të preferuar në cilëndo pjesë të dhomës pasi ky lloj televizori shfaq gjëra të ndryshme në pjesë të ndryshme të ekranit. Nëse në pjesën e poshtme të tij mund të shohim atë që duam, nuk është e nevojshme që e gjithë hapësira e tij të përdoret për të njëjtin qëllim. Ai mund të na shërbejë edhe si fotografi apo pikturë e varur në mur. Diagonalia e ekranit të tij është 150 inç duke u bërë kështu ekrani më i hollë. “Life Wall mendohet të dalë në shitje vitin e ardhshëm. Që ai të funksionojë ashtu siç duhet, përdoret teknologjia e njohjes së fytyrave dhe lëvizjeve. Kur të uleni përpara tij, televizori do të njohë se kush jeni dhe ku gjendeni saktësisht duke shfaqur menjëerë programet tuaja të preferuara në pjesën e ekranit që gjendet pikërisht para jush. Nuk duhet të flasim se si mund të përjetohen lojrat apo videot e ndryshme në këtë ekran fantastik megjithatë nuk dihet ende se cilat do të jenë pasojat për sytë tanë. Si do që të jetë, nëse Panasonic arrin të shndërrojë këtë koncept në realitet, gjithkush do të donte ta kishte pjesë të shtëpisë së tij.

Sony Ericsson prezanton telefonin më të dëshiruar të vitit

“Xperia X1” është celulari që po pritet të dalë në treg prej një kohe të gjatë, derisa kompania Sony Ericsson më në fund ka bërë publike datën e shfaqjes së këtij telefoni në shitje.
“XPERIA X1” është celular i dizajnit specifik me mekanizëm rrëshqitës. Ai ka ekran 3-inçësh VGA dhe tastierë të plotë QWERTY. Me sistemin e integruar Windows Mobile, telefoni do tu ofrojë opsione të shumta. Telefoni ofron disa mënyra navigimi dhe mund të marrë komanda me prekje. X1 ka memorie të brendshme prej 400 MB e cila mund të zgjerohet me anë të kartelës microSD. Atë mund ta përdorni për shfletim të internetit, dëgjim të muzikës, organizim dhe zbavitje. Me 30 shtator ai do të gjendet në shitje në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Suedi. Në tregjet e tjera ky celular do të mund të blihet vetëm në tremujorin e katërt të këtij viti.

13 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›