E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre gjëra që meshkujt i bëjnë me keq se femrat



Meshkujt pinë më shumë duhan
Hanë më shumë ushqime që shkaktojnë rritjen e kolesterolit Meshkujt nuk ia dalin mbanë me stresin aq mirë sa femrat

I ka vetëm 115 vjet!
Portugezja Maria de Jesus, evropiania më e vjetër, dhe personi i dytë më i vjetër në botë, moti e ka kaluar njëqindvjeçarin jubilar, prandaj ditëlindjen e saj të 115, të mërkurën më 10 shtator, e ka kaluar në qetësi e rrethuar me personat e saj më të dashur. “Nuk planifikojmë kremtim të veçantë sepse nëna ime është bërë paksa apatike ndaj ambientit”,- ka thënë 84-vjeçarja Maria Madalena, e bija e Maria de Jesus, e cila përkujdeset për të në fshatin Corujo, në Portugalinë qendrore. Maria de Jesus, e cila për 70 vjet rresht është marrë me bujqësi gjithmonë është ushqyer me “ato që i jep toka”, ka deklaruar Maria Madalena e pyetur për jetëgjatësinë e nënës. Dy nga gjashtë fëmijët e Maria de Jesus ende janë gjallë. Personi më i moshuar në botë është amerikania Edna Parker (115-vjeçare) e cila është pesë muaj më e moshuar sesa Maria de Jesus.

Botëkuptimi ligjor te të dyja gjinitë
Femrat dhe meshkujt i perceptojnë ndryshe të drejtat e tyre. Gratë i shfrytëzojnë zakonisht të drejtat ligjore, nëse nuk kanë zgjidhje tjetër. Për shembull, në rast divorci, apo për të drejtën mbi kujdesjen e fëmijëve. Ndërsa burrat i përdorin më shpesh të drejtat e tyre ligjore, për shembull në fushën e profesionit. Studimet mbi ndërgjegjjen ligjore tregojnë, për shembull se burrat dhe gratë shpesh kanë vetëdije të ndryshme mbi të drejtat që u takojnë. Kjo vetëdije varet nga vendlindja dhe niveli arsimor. “Nëse nuk ka rregulla, që nuk mbulojnë nevojat e mia, atëherë nuk më shkon mendja, të shkoj në gjygj. Nëse ka më shumë ligje, si për shembull barazia përpara ligjit, ligjet antidiskriminuese, apo e drejta e mbrojtjes të konsumatorit, që mbrojnë nevojat e mia juridikisht, atëherë unë ndjehem më e motivuar t’i përdor këto të drejta. Këto ligje do ti mbajnë të balancuara marrëdhëniet nëpërmjet gjinive dhe grupeve të ndryshme në shoqëri”, - shprehet një pjesëmarrëse në këtë studim. Aktualisht, ende ndodhin shumë diskriminime në jetën e grave, edhe pse këto janë të ndaluara me ligj. Kohët e fundit po kryhen studime të ndryshme, për të zbuluar, se përse nuk respektohen këto ligje. Shpesh grave nuk u pëlqen, që diskriminimi i tyre, të bëhet publik. Në kushtetutën gjermane shkruhet se gratë dhe burrat duhet të paguhen njësoj, nëse ata kryejnë të njëjtën punë. Megjithatë, sot vazhdon që femrat të paguhen 22 përqind më pak se meshkujt. Sipas Susane Ber, këtë problem nuk e ka vetëm Gjermania, por dhe shumë vende të tjera. Ndalimi juridik i diskriminimit është një hap i
rëndësishëm, por ky proces është shumë i ndërlikuar. Çështja e pagimit të barabartë të rrogave, do të thotë dhe një vlerësim, apo stimulim të njëjtë, të gjinive. Sipas saj, për të arritur këto rezultate duhet ende shumë punë.

13 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›