E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjyrat 2008, tendencat më të fundit për flokët



Flokët gri si për një 20-vjeçare ashtu edhe 50-vjeçare sipas kërkuesve të stilit dhe tendencave më të fundit, do të bëhet një modë dhe tashmë është një fenomen në rritje prej disa vitesh, i përforcuar edhe nga filmi “Maria Antonietta” me regji te Sofia Coppolas. Tendenca e flokëve gri, qofsh 20 apo edhe 50 vjeç është imazh në sintoni me principet e ditëve të sotme, të pranosh veten, të frymëzohesh nga mirëqenia dhe humori i mirë. Për më tepër, grija është një ngjyrë elegante, siguruese, fine, delikate, qetësuese. Më e famshmja midis bukurosheve, me flokë ngjyrë argjendi, është Marie Sezner, topmodelja më e preferuar e Christian Lacroix. “Forca në karakter nuk është e thënë se ekziston nëse lyen flokët. Por nëse për disa është shenjë pleqërie, për të tjerë është shenjë personaliteti”, – kështu është shprehur modelja, sot 48 vjeçe, gjithashtu drejtoreshë e sallonit të alta modës së Christian Lacroix.
Grija
Kështu pra, grija është e bukur, të bën të dëshiruar, shton kureshtjen, të paktën kështu thotë edhe Shyda Debarry, 38 vjeçe, të cilën në rrugë e ndalojnë për të njohur sekretet e saj, si mundet të përftohet ky pluhur kripe, si të kthehesh në ngjyrën natyrore dhe cili trajtim është i nevojshëm. “Kur isha e vogël, endërroja të kisha flokët të gjithë të bardhë si gjyshi im. Për momentin i kam flokët si ngjyrë kripë-piper. Kjo thotë shumë për atë që jam. Dua të shihem të plakem në mënyrë natyrale”, – thotë Shayda.
Ndërsa për Berndard Andrieu, professor epistologjie në Universitetin Nancy, këto femra, të përballura me një ndryshim natyral, e bëjnë dhe e adoptojnë në diskutime si ideologjike edhe estetike, duke u hakmarrë ideologjikisht, ndaj vendosmërisë së natyrës, e cila renditet përkrah standardeve që i imponohen feminilitetit dhe joshjes; estetikisht, duke imponuar një zgjedhje që dalëngadalë, bëhet një lloj kodi i ri. Si në njerin ashtu edhe në tjetrin rast, është një mënyrë të thëni, që femrat nuk duan më të durojne normat kulturore të imponuara kundrejt trupit të tyre. “Flokët e mi janë të tërë të bardhë që kur kam qenë 20 vjeç, dhe kurrë nuk kam pasur dëshirë t’i lyej.
E bardha
Eshtë shumë argëtuese të kesh flokët e bardhë ndërkohë që je shumë e re. Vazhdoj të shoh nëpërmjet flokëve të mi, diçka që është krejtësisht e imja”,– kështu shprehet Chantal Hamaide, drejtoreshë e revistës Intramuros. Për të, është si të jesh një kafshë që gjithmonë kërkohet, diçka e rrallë, unike, origjinale, një lloj forme e dandizmit (dandizëm – njeri i rafinuar, që i kushton shumë vëmendje paraqitjes). Shija e natyrales, antipatia për falsitetin, gjëra jo perfekte që krijojnë cilësi, këto janë karakteristika që kanë gjithmonë e më shumë femra dhe që sipas “Le Monde”, përshkruhen edhe si: “Të reja, të bukura, aktive, të stiluara, pa komplekse për shenjat që le koha”.
Sipas një eksperti i pyetur nga “Le Monde”, “Grija do të jetë ‘leit-motif’ i sezonit pranverë–verë 2008. Ofron mijëra mundësi, nga kontrastet më të forta deri te ato më të zbehura, më interesante. Eshtë e vështirë të krahasohesh gjithmonë me dualizmin bardhë e zi, e re–e vjetër, e mirë–e keqe. Grija thotë se ekzistojne dhe gjëra të tjera.

Estetikë
Shkëlqimi i sedeftë dhe ngjyrat e pemëve janë të preferuara për grim. Ky stil u përshtatet të gjithave, sepse përcjell ngjyrën e tenit dhe të flokëve. Në vazhdim të këtij teksti do t’ju ndihmojmë që të zgjedhni atë që më së miri ju përshtatet dhe do t’ju shpjegojmë të gjitha veprimet e zbukurimit hap pas hapi.
Zeshkania
Nxirreni në pah fytyrën. Ngjyrat lulevathi, vishnje dhe çiklamini janë mijëra nuanca të ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë kësaj stine. Ngjyrat e buta u përshtaten edhe biondinave që kanë ten të shkëlqyeshëm, por edhe atyre që kanë flokë ngjyrë gështenje. Dozojeni ngjyrën. Nuk është lehtë të kapësh sasinë e vërtetë të prodhimeve. Në qoftë se shfrytëzoni të kuqtë në formë pluhuri, para se me brushë të kaloni mbi fytyrë, fryjini majat e brushës. Flokët të zezë nuk e formësojnë përherë fytyrën me ngjyra të ngrohta. Me rastin e zgjedhjes së bazës së lëngët, hijesimit dhe të kuqtë le t’ju ndihmojë rregulla në vijim: Në qoftë se lëkurën e keni krejtësisht të shkëlqyeshme, zgjidhni nuanca të ftohta ngjyrë të trandafiltë, në qoftë se lëkura juaj është është pak e verdhë, më mirë do t’i përshtatet ngjyra pjeshkë, ndërsa ngjyrat e errta i përshtaten tenit ngjyrë të artë.
Buzët
Të kuqtë e trëndafiltë është i nevojshëm të vendoset me kujdes. Nxirreni grimin përherë në dritë natyrore (drita e neonit nuk e tregon ngjyrën e vërtetë), vendosni nga pak prodhime dhe gradualisht shtojeni sasinë. Por në qoftë se e teproni përmirësojeni gabimin me pudër. Mbajeni mend se të kuqtë e errët “banon” përdoren në fytyrën e rrumbullakët, ndërsa të kuqtë e shkëlqyeshëm dhe të vizëllueshëm zbusin vijat e fytyrës. Në qoftë se keni ten të errët natyror, kursejeni kohën dhe mundin. Mos përdorni karmin ngjyrë të butë të trëndafiltë, i cili nuk do të duket, më mirë ju përshtatet ngjyra çiklamini apo lule vathi. Në qoftë se dëshironi që buzët t’ju duken më të plota, vendosni shkëlqim. Nëse keni buzë të formësuara mirë, shfrytëzojeni shkëlqimin mesatar.
Sytë
Në qoftë se shfrytëzoni hijesim të trëndafiltë për sy, mjafton që në buzë të përdorni vetëm shkëlqim, por vetëm pasi t’i keni vizatuar me lapsin që ka ngjyrën e tenit tuaj. Hijesimet e trëndafilta mund t’i përzieni me ngjyra të tjera dhe në atë mënyrë të fitoni ngjyrën tuaj speciale. E bronzta dhe e arta u përshtaten atyre që kanë ten dhe lëkurë të rrezitur, derisa ngjyra e mullagës dhe ngjyra vjollcë më mirë u përshtaten femrave që kanë ten të verdhë. Kundër njollave dhe për fiksimin e ngjyrave, mbi faqe kalojeni pudrën në formë pluhuri, përdoreni brushën e gjerë me formë të rrumbullakët.
Biondina
Këshilla e parë është të theksoni sytë duke i hijësuar. Shkëlqimin e hijesimit nxirreni duke filluar nga këndi i brendshëm i kapakut të sipërm deri te vetulla. Më pas vizatojini. Përskaj vijës së qerpikut të kapakut të poshtëm tërhiqeni një vijë të hollë. Fillojani nga këndi i brendshëm dhe tëhollojeni vijën në drejtim të pjesës së jashtme të syrit. Pastaj plotësojini duke vendosur rimelin pa njolla dhe pa mundim. Për këtë veprohet kështu: me gisht ngrijeni ngadalë kapakun e syrit deri në atë mënyrë që qerpikët pak të rrafshohen, ndërkaq brusha duhet të rrëshqasë lehtë në të. Biondinat kanë një përparësi, sepse ngjyra e flokëve dhe e tenit të tyre u përshtaten pothuajse të gjitha nuancave. E verdha, e portokallta, ngjyra pjeshke, përsosmërisht u përshtaten.
Nuancat
Syve shumë mirë do t’u përshtaten nuancat e ngjyrës së tjegullës, bashkë me lapsin e zi që duhet hijesuar në mënyrë që pamja të fitojë në thellësi. Sytë e shkëlqyeshëm kurrë mos i grimoni tone mbi tone, por me ngjyra kontrasti, me nuanca të ftohta në qoftë se keni sy të kaltër apo të kaltër në të përhimtë, me nuanca ngjyrë bedunice dhe bronzi në qoftë se sytë i keni të gjelbër. Mbajeni mend se vetullat janë kornizë natyrore e syve, prandaj patjetër duhet të jenë të përsosura. Në qoftë se janë të vizëllueshme, i hijesoni pak me një vijë pothuajse të padukshme të hijesimit të cilën duhet ta bëni me brushë. Qerpikët e vizëllueshëm dhe të rrallë biondinave u imponojnë një përmirësim të vogël. Së paku për çaste të rëndësishme shfrytëzojeni maskaranë e cila do t’i bëjë të duken më të thellë dhe do t’i plotësojë. Sytë e shkëlqyeshëm janë të ndjeshëm nga ata të gështenjtë dhe të gjelbërit, lehtë skuqen dhe në kontakt me grimcat e pluhurit të hijesimit djegin. Prandaj shfrytëzojini vetëm prodhimet hipoalergjente. Do të mbroni sytë, por edhe grimin, sepse sytë nuk do t’ju lotojnë. Meqë tërë kujdesin i’a keni kushtuar syve, buzët ngjyrosini me nuanca të buta ngjyrë qelibari apo trëndafili. Për grim të mbrëmjes vendosni një shtresë të hollë karmini në formë lapsi apo kreme, karmine të buta dhe një shtresë shkëlqimi shumë pak të dukshëm.

13 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›