E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni Dovalani: Dancing with the stars



Ylli shqiptar i spektaklit “Vallëzim me Yjet”, balerini Driton (Tony) Dovolani dhe gruaja e tij Lina (Trëndelina) tashmë janë bërë prindërit e dy fëmijëve binjakë, një mashkull dhe një femër. Lindja u bë në spitalin e Kenektiket (Connecticut), ku dhe çifti banon. I pari në orën 3:14, lindi djali me emrin Adrian, me peshën 3.18 kilogram (7 lbs) dhe vetëm 14 minuta më vonë lindi vajza, Ariana Dovolani 3.25 kligram (7 lbs.10 oz.). “Unë jam i gëzuar dhe nuk mundem t’a mbaj të fsheur këtë gëzim dhe këto emocione” –është shprehur Dovolani për “People”, duke shtuar se guaja e tij Lina e priste këtë lindje dhe tani ajo duket si e pabesueshme. Dy binjakët janë fëmijët e tretë të çiftit Dovolani gjatë tetë viteve të martesës së tyre. Vajza e tyre e parë quhet Luana dhe në muajin gusht mbushi tre vjeç. Ndërkaq, shqiptari me origjinë nga Kosova, i njohur si kërcimtari dhe instruktori më i suksesshëm i baletit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përgatitet për sezonin e shtatë të garës së kërcimit në spektaklin televiziv të kanalin amerikan ABC. Gjithçka do të fillojë më 22 shtator, ndërkohë që Toni po përgatitet në palestër me partneren e tij të ardhshme të kërcimit, aktoren Susan Luçi.

Dancing with the stars

Është hera e shtatë që Driton Dovolani merr pjesë në këtë spektakël, ku kësaj here do të ketë si partnere vallëzimi aktoren Susan Luçi, e përzgjedhur si femra më seksi dhe më e bukur disa herë nga publiku amerikan. Ajo është aktorja e serialit shumë të ndjekur në SHBA “All my children” të Erica Kane. Në maj 1999, adhuruesit e saj anembanë SHBA-së, përjetuan gëzimin më të madh kur idhulli i tyre u nderua me çmimin më prestigjoz për aktrimin “Emmy Award for Best Actress”. Në vijim të karrierës, Susan Luçi është duke festuar pjesën e 10-mijtë të serialit “All My Children”. Me aktrimet e saj në kinema dhe teatrot e Broadway-t Susan ka fituar tepër famë. Por le ta lëmë aktoren amerikane me origjinë italiane, Susan Luçi, për t’u rikthyer sërish te Dovolani. Tony njihet nga publiku amerikan si pjesëmarrës i rregullt i edicioneve te spektaklit garues “Vallëzim me yjet”. Ai ka qenë kompetitiv me partnere të njohura si Stacey Keibler, Sara Evans, Leeza Gibbons, Jane Seymour dhe në edicionin e 6-të, me komedianen njujorkeze Marissa Jaret Winokur. Në këtë garë të mahnitshme vallëzimi, e cila sezonin e kalur tërhoqi vetëm në një mbrëmje 18 milionë teleshikues, vallëzimet më të preferuara janë: “Cha Cha - Foxtrot - Jive -Paso Doble - Quickstep - Rumba - Samba - Tango -Viennese Waltz - Waltz, Vallëzim latin, Tango tradicionale sallonesh, Vallëzim rutine, Vallëzim popullor.”

Kush është Driton (Tony) Dovolani

Bëhet fjalë për një shqiptar me origjinë nga Kosova që amerikanët e thërrasin shkurt “Tony”. Ai ka lindur në Kosovë. Babai është me origjinnë nga Dibra e Madhe kurse nëna nga Kosova. Ajo që është më e rëndësishmja, në të gjitha revistat e ilustruara, tabloide, shqiptari shfaqet krenar për origjinën e tij, kombësinë dhe nëse një çast do të bëheshim populistë, duket të themi që krijon një imazh të mirë për të gjithë shqiptarët. Ai ka emigruar në Amerikë qysh në moshën 14-vjeçare ku më pas ka studiuar për kërcim në Akademinë e Vallëzimit “Fred Astaire”. Pas ardhjes në Amerikë familja e tij u vendos në ishullin-shtet “Staten Isalnd”. Ai, tash jeton në njërën prej lagjeve më të populluara me emigrantë shqiptarë në Kenektiket. Është i martuar me Trëndelinën, një shqiptare nga Dibra e Madhe. Ndonëse tashmë hyn në kategorinë e VIP-ave amerikanë, Tony vazhdon të mbajë kontakte dhe lidhje të mira me komunitetin e thjeshtë shqiptar në SHBA. Për herë të parë ai ka kërcyer që kur ishte 3 vjeç dhe prej atij momenti nuk ia nda më kurrë vallëzimit. Dovolani udhëton shpesh nëpër botë dhe fiton çmime në kampionate vallëzimi, si: “World Rhythm Champion” – 2005 apo “US Open Champion”. Ai ka interpretuar edhe në kinema, në filmin “Shall we dance”, ku ka pasur rolin e mësuesit të vallëzimit të aktores dhe këngëtares Jennifer Lopez.
B. SINA
P. GROSI

Pasaporta

Emri: Driton
Mbiemri: Dovolani
Datëlindja: 17 korrik 1973
Vendlindja: Kosovë
Rezidenca: Kenektiket, SHBA
Shkollimi: Kërcimtar (i diplomuar)
Profesioni: Kërcimtar profesionist
Stili: Latin
Statusi: I martuar
Horoskopi: Gaforrja

13 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›