E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedes Benz i ri kupe-karavan



Mercedes dalëngadalë po shndërrohet në novatorin dhe në dizajnerin automobilistik më të shpejtë. Komapania e famshme pritet të prezantojë një version karavan të CLK-së. E veçanta e këtij automjeti qëndron në kombinimin dhe ndërthurjen perfekte të kupesë sportive dhe një karavani praktik. Modeli i ri do ta quhet CLT, dhe do të bazohet në versionin e ri të gjeneratës E-Class, që pritet të shfaqet vitin e ardhshëm në panairin automobilistik të Gjenevës. Motori i saj do të jetë i njëjtë me modelin e ngjashëm (E Class), ndërkaq ky motor i fuqishëm do të zhvillojë 600 KF në versionin AMG. Më vonë pritet përfshirja e këtij versioni edhe te “roadtser” SLK, i cili mendohet të jetë në konkurrencë të fortë me BMW Z4 Coupe dhe VW Sciroço.

“Insight”, hibridi më i ri i Hondës

Në panairin e Paris Motor Shoë, Honda do të paraqesë modelin e saj hibrid me quajtur “Insight”. Modeli i ri hibrid nga Honda në Paris do të prezantohet së bashku me modelin tjetër të po kësaj komapanie “FCX Clarity”, automjet ky i motorizuar me qeliza uji si dhe modelin “CR-Z”, që është një koncept hibrid sportiv.
Koncepti Honda Insight, është një stil inspirues stili për modelet të cilat do të fillojnë shitjen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, me të cilat Honda dëshiron t’u ofrojë teknologjinë hibride gjeneratës së re të blerësve. Honda Insight është një model pesë-dyersh hatchback i cili është krijuar në platformë të re dhe ai do të lëvizë nga motori hibrid Integrated Motor Assist (IMA), i cili do të vendoset nën hapësirën e bagazhit për ta bërë sa më të madhe hapësirën e brendshme.

13 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›