Barcelona, jashtë kësaj bote

Ish ylli i Barcelonës, Patrick Kluivert ka lavdëruar lojën e ekipit aktual të gjigantit katalan si “jashtë kësaj bote”.
Në komentet e publikuara në uebfaqen zyrtare të Barcelonës, Kluivert tha: “Mënyra si luan Barcelona është mbresëlënëse. Futbolli i tyre është jashtë kësaj bote. Kam luajtur me Xavin, Puyolin dhe Iniestan ndërsa ata tani janë thelbi i këtij ekipi. Ata ishin të rinj kur unë isha këtu dhe është nder i madh për mua kur i shoh ata duke sjell kaq shumë sukses në klub”.
Kluivert luajti për Barcelonën nga 1998-2004 dhe realizoi 122 gola.