Australi, Interpoli ne kerkim te kapiten Draganit
PRISHTINE-Interpoli është vënë sot në alarm për serbin e akuzuar për krime të luftës, Dragan Vasilkovic, i cili dyshohet se është zhdukur në Australi.
Interpoli ka bërë thirrje për informacione shtesë, ndërsa policia në Australi, po e kërkon zotin Vasilkovic, i njohur si kapiten Dragani, i cili u zhduk pasi Gjykata e Lartë në Australi, javën e kaluar, e lejoi dorëzimin e tij në Kroaci.
Kroacia e akuzon Dragan Vasilkovicin, profesionist i golfit i lindur në Beograd, i njohur edhe me emrin Daniel Sneden, për përfshirje në vrasje dhe tortura gjatë luftës për pavarësi nga ish-Jugosllavia, në periudhën 1991-95.
(d.b/BalkanWeb)