Maradona nuk largohet

Diego Armando Maradona ka vendosur të qëndrojë në krye të përfaqësueses argjentinase. Mirëpo, ai ka kërkuar që të mos i preket asnjë anëtar i stafit teknik.
“Këtë javë do të vendos për të ardhmen time. Unë kam dëshirë të madhe të mbetem këtu, mirëpo varet nga presidenti i Federatës, Julio Grondona, nga ajo që do ai dhe nëse e pranon atë që kërkoj unë. Sigurisht, nëse ma prekin ndonjërin nga bashkëpunëtorët e mi, unë do të largohem”, ka thënë legjenda e futbollit argjentinas.
Maradona e udhëhoqi Argjentinën në Botërorin e fundit, por u eliminua në çerekfinale, pas humbjes turpëruese nga Gjermania, 4:0.