Liga e Europës, Ajaksi, “xixa” me Juven
Ajaks-Juventus është supersfida raundit të 1/16-ve të Ligës së Europës, kompeticionit të dytë europian të klueve, finalja e të cilit do të luhet në Hamburg të Gjermanisë, më 12 maj të vitit 2010. “Harkëtarët” holandezë kanë në palmarin e tyrë 10 trofe ndërkombëtarë (4 Liga të Kampioneve), ndërkohë që “Zonja e vjetër” italiane ka 11 trofe europianë (2 Liga të Kampioneve).
Përballjet e tjera interesante janë ato midis Romës dhe grekëve të Panathinaikosit, Liverpulit kundër rumunëve të Unireas, gjermanëve të Hamburgut kundër PSV Eindhoven, Evertonit dhe Sportingut të Lisbonës. Raundi i parë ndeshjeve do të luhet, më më 18 dhe 25 shkurt 2010 (ndeshjet e vajtjes) dhe më 11-18 mars 2010 (ato të ardhjes). UEFA përcaktoi edhe skemën e ndeshjeve të turit çerekfinal.
Liga e Europës
Raundi 1/16
1. Rubin Kazan-Hapoel Tel Aviv
2. Atletiko Bilbao-Anderlecht
3. Kopenhagen-Marsejë
4. Panathinaikos-Roma
5. Atletiko Madrid-Galatasaraj
6. Ajak-Juventus
7. Bryzh-Valencia
8. Fulham-Shaktar Donetsk
9. Liverpul-Unirea
10. Hamburg-PSV
11. VillarealVolfsburg
12. Standard Liezh-Salzburg
13. Tvente-Verder Bremen
14. Lilë-Fenerbache
15. Everton-Sporting Lisbonë
16. Herta Berlin-Benfika
19 Dhjetor 2009